Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

‘Javë e vështirë, bllokim fati dhe shanse të pakta për…’ Ja me cfarë sfidash do të përballen shenjat e horoskopit!

June 13, 2025
in Të Fundit
1.3k
VIEWS

Lëvizja e Jupiterit në shenjën e Gaforres do të na bëjë të ndihemi më mirënjohës ndaj familjes dhe të lidhemi më shumë me të.

Njëkohësisht, do të mund të arrijmë ëndrrat dhe synimet me këtë lëvizje planetare.

Hëna e plotë në Shigjetar na zbuloi diçka, por më 15 qershor, do të ndiejmë pak tension dhe do të jemi disi të paparashikueshëm.

TëFundit

Mbrëmje e errët! Aksident me vd*kje në vend, humb jetën një grua!

Mbrëmje e errët! Aksident me vd*kje në vend, humb jetën një grua!

August 26, 2025
Me zërin që ju dridhet, me zemrën e copëtuar flasib për herë të parë prindërit e dy motrave që humbën jetën!

Me zërin që ju dridhet, me zemrën e copëtuar flasib për herë të parë prindërit e dy motrave që humbën jetën!

August 26, 2025

Megjithatë, gjërat do të qetësohen gradualisht ndërsa Marsi kalon në Virgjëreshë dhe do të na mësojë zakone më të shëndetshme dhe do të veprojmë më me maturi.

Lidhur me të gjitha këto, i vetmi problem që paralajmëron Chrysanthi Kalogeri në “Shije Shtëpie” në Tv Klan është një bllokim i përgjithshëm që do të na i sjellë pak me vonesë të mirat e Jupiterit.

Lajmi pozitiv është që nuk do të presim shumë gjatë sepse pas datës 25, situatat do të lehtësohen.

Chrysanthi Kalogeri: Vazhdojmë të jemi në një periudhë shumë interesante.

Kemi një fundjavë pak të vështirë deri të martën, prandaj po të shikoni lajmet në internet, do të shikoni se kemi një situatë të acaruar politike midis shteteve dhe mund të kemi edhe vatra lufte.

Në nivel personal do të thosha të jenë shumë të kujdesshëm Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori,

të lindurit në ditët e fundit të shenjës ku mund të përjetojnë një situatë pak shpërthyese, me konflikte ose faktorë të jashtëm që mund të kenë në jetën e tyre dhe në këto raste duhet të ruajmë gjakftohtësinë.

Në javën që vjen, kalimi i Marsit në Virgjëreshë që do të qëndrojë deri më 7 gusht. Një periudhë ku do të na preokupojë shumë përditshmëria, organizimi i saj, puna, të jemi pak më të kujdesshëm për shëndetin. Nga ana tjetër, është shumë i rëndësishëm fundi i javës. Kemi dëgjuar që themi ne astrologët që më në fund Jupiteri kaloi në Gaforre dhe na sjell kaq të mira dhe ende s’i kemi parë. Në këtë periudhë, nga data 9 qershor dhe deri me hënën e re në shenjën e Gaforres në datën 25, fati është i bllokuar. Gjërat nuk shkojnë si duhet, kemi bllokim të pritshmërisë, anulim dhe mosmbajtje të premtimeve dhe shanset sikur vijnë deri te dera dhe aty pengohen. Gjatë kësaj periudhe, janë shumë të ndikuar të lindurit në ditët e para të shenjave, prandaj kujdes në vendimet që do të marrin në fund të javës. Nëse shihni që diçka nuk ecën, lëreni. Gjeni gëzimin në jetën tuaj sepse do të dalë sërish një gjë e mirë pas datës 5 e tutje.

Dashi – Është momenti që nga data 17 e deri në fund të gushtit të fokusoheni në përditshmëri, punë dhe fundjavën që vjen të organizoni më mirë ambientin ku veproni e punoni. Të lindurit në ditët e para të shenjave, prisni diçka për një shtëpi, pronë një çështje profesionale, marrëdhënie dhe nëse gjërat janë pak të bllokuara, bëni durim dhe pas datës 25 do të keni fillime të reja që do të zhbllokojë shanset tuaja. Do të keni shanse edhe në sferën financiare gjatë periudhës në vijim.

Demi – Kryesorja për ju është kalimi i Marsit në Virgjëreshë që ndikon të lindurit në ditët e para të shenjës. Nis një fazë ku do të jeni aktivë, do të realizoni shumë gjëra, do të shprehni veprimtarinë krijuese dhe do të merreni me çështje që kanë të bëjnë me takime erotike, personale. Do të keni shanse në fund të javës, por do të merreni edhe gjëra të lidhura me fëmijët ndaj problemet trajtojini me qetësi. Kini kujdes me njerëzit e rrethit tuaj dhe në komunikim, sidomos në fund të javës. Mos u jepni lajmeve përmasa më të mëdha dhe mos hyni në konflikte. Është periudhë pozitive me Afërditën ende në shenjën tuaj.

Binjakët – Ana juaj psikologjike dhe çështjet familjare mund t’ju preokupojnë pak më shumë. Nga kjo javë deri në gusht, mund të rinovoni shtëpinë, ta ndërroni dhe kjo do të jetë me plan. Të lindurit në ditët e para të shenjës mund të shpenzojnë për zyrën dhe ambientin, ndërsa në fundjavë duhet të jeni të kujdesshëm me iniciativat financiare, sidomos ato që lidhen me qëllimet tuaja që nuk dalin siç i prisni. Nëse prisni mbështetje nga një njeri i rrjetit social, për momentin mund të mos vijë.

Gaforrja – Të ndikuar janë kryesisht të lindurit në ditët e para të shenjës që kanë çështje që ju preokupojnë në akset kryesore të jetës. Kjo mund të lidhet me jetën personale, karrierën, planet për të ardhmen, njerëzit e rrethit tuaj. Mund të ndieni se gjërat nuk shkojnë siç dëshironi, por jepni maksimumin tuaj sepse vetëm kështu ëndrrat tuaja mund të bëhen realitet. Do të keni shanse për udhëtime nga kjo javë dhe gjatë gjithë verës, por edhe për t’u afruar me njerëzit e rrethit tuaj nëse evitoni problemet me ta.

Luani – Është momenti të fokusoheni në planet për të ardhmen. Disa prej tyre mund të jenë me disa pengesa, kërkohet një rishikim i gjërave. Nga kjo javë e deri në fillim të gushtit fokusohuni te sfera financiare ku do të keni fitime dhe shpenzime të papritura. Jeni në një fazë ku mund të fokusoheni te karriera dhe jeta sociale, të keni sukses, njohje e vlerësim në këtë fushë të jetës suaj.

Virgjëresha – Kalimi i Marsit në shenjën tuaj do t’ju bëjë shumë aktivë, kërkues, me më shumë zell dhe oreks për punë, por nga ana tjetër do t’ju sjellë më tepër stres, ankth dhe ndonjëherë, të reagoni menjëherë në probleme dhe të nxirrni nervozizëm që mund t’ju çojë në konflikte. Këtë javë, kujdes me bisedat me njerëz të rrjetit shoqëror në lidhje me një temë financiare dhe një ndihmë që prisni. Për momentin, rishikojini këto gjëra dhe mbështetuni më tepër në forcat tuaja. Jeni në një fazë ku do të keni zgjerimin e rrjetit shoqëror dhe do të gjeni mbështetje për realizimin e qëllimeve.

Peshorja – Jeni të ndikuar, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës, me çështje që kanë të bëjnë me akset kreysore të jetës, me marrëdhëniet personale, profesionale, prisni një punë të re, zhvillim karriere, rritje në detyrë. Kjo do të vijë, edhe pse për momentin mund të jetë e penguar. Kujdes me prapaskenat, mos jepni shkas për t’u bërë objekt diskutimi dhe kujdes sesi veprojnë të tjerët në marrëdhënie e bashkëpunime me ju, pas shpinës nga kjo javë e deri në fillim të gushtit. Jeni në një periudhë ku do të keni mbështetje financiare dhe do të gjeni atë që ju duhet.

Akrepi – Duhet të jeni të kujdesshëm këtë fundjavë, por keni shanse të mira në marrëdhënie e bashkëpunime. Kalimi i Marsit në Virgjëreshë do t’ju ndihmojë në zgjerimin e rrjetit shoqëror. Mos hyni në kontradikta me miqtë dhe shokët tuaj. Jeni absolutë në mendime, fanatikë, ndaj mosi lini vend. Mund të keni një bllokim në çështje që kanë të bëjnë me përditshmërinë, ligjin, në disa udhëtime që për momentin s’do të shkojnë si doni. Prisni pas datës 25 spese gjërat do të hapen dhe do të merrni dhuratat e Jupiterit.

Shigjetari – Është një periudhë ku do të fokusoheni te jeta sociale, do të tregoni aftësitë në punë dhe do të merrni vlerësim në fushën profesionale. Mos hyni në konflikte me njerëz më lart se ju. Këtë javë do të gjeni mbështetjen e duhur për të realizuar disa plane profesionale, por kujdes nëse kërkojnë një buxhet të madh. Në këtë rast lëreni pas datës 25. Kujdes në çështjet që kanë të bëjnë me investime apo një projekt të lidhur me fëmijët.

Bricjapi – Ka filluar një periudhë ku fusha e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve do të ketë zhvillim dhe sukses, por për momentin gjërat janë në pritje. Pritshmëria juaj në këtë fushë s’mund të ketë ende suksesin që prisni. Do të merreni me çështje që lidhen me familjen, pronën, bashkëpunimet dhe disa prej tyre mund të mos ju bëjnë të ndiheni mirë dhe të merrni zgjidhjen që dëshironi. Kujdes në iniciativat që doni të merrni lidhur me pronën. Mos hidhni hapa të pasigurt dhe nëse hasni pengesa, vlerësojini.

Ujori – Jeni në një periudhë ku mendoni të bëni disa ndryshime në përditshmëri, ta organizoni sa më mirë duke hedhur një sasi parash, duke kërkuar një mbështetje që do të ndihmojë në organizimin e punës dhe përditshmërisë. Kjo mund të vijë në fund të javës, por disa mendime që keni dhe në disa kontakte me klientët, njerëzit e rrethit, mund të mos realizoni ato që doni. Këto gjëra zhbllokohen nga fundi i muajit. Fokusohuni te familja, shtëpia dhe do të keni libido shumë të lartë. Dalloni nevojat nga dëshirat tuaja. Kujdes në sferën financiare që lidhet me detyrimet ndaj të tjerëve.

Peshqit – Preokupimi juaj do të jenë çështjet me sferën financiare, një investim që doni të bëni dhe s’keni sasinë e duhur të lekëve. Të mirat i keni përpara dhe do ta gjeni mundësinë për të realizuar projektin tuaj krijues. Në jetën erotike, disa gjëra mund të prishin qetësinë shpirtërore. Do të bëni udhëtime të vogla dhe mund të takoni njerëz shumë interesantë dhe pozitivë në jetën personale. Kujdes në marrëdhëniet e çdo lloji dhe në bashkëpunime nga kjo javë e deri në fillim të gushtit. Të lindurit në ditët e para të shenjës do t’i kenë disa gjëra në antitezë, forcim të pozitave, por edhe konflikte.

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopishenjatyjet

Related Posts

Mbrëmje e errët! Aksident me vd*kje në vend, humb jetën një grua!
Të Fundit

Mbrëmje e errët! Aksident me vd*kje në vend, humb jetën një grua!

August 26, 2025

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Korçë. Sipas...

Read moreDetails
Me zërin që ju dridhet, me zemrën e copëtuar flasib për herë të parë prindërit e dy motrave që humbën jetën!
Të Fundit

Me zërin që ju dridhet, me zemrën e copëtuar flasib për herë të parë prindërit e dy motrave që humbën jetën!

August 26, 2025

Flet babai qe humbi dy vajzat ne aksidentin tragjik Me zemër të thyer, ai shpreh mirënjohjen e tij ndaj Fondacionit...

Read moreDetails
Mos mendoni që erdhi vjeshta, ja sa pritet të shënojë termometri ditën e nesërme!
Të Fundit

Mos mendoni që erdhi vjeshta, ja sa pritet të shënojë termometri ditën e nesërme!

August 26, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe...

Read moreDetails
Lot dhe britma deri në kupë të qiellit! Dalin pamje nga cermonia m*rtore e dy motrave Dhimaku!
Të Fundit

Lot dhe britma deri në kupë të qiellit! Dalin pamje nga cermonia m*rtore e dy motrave Dhimaku!

August 26, 2025

Dy ditë pas aksidentit tragjik në Sarandë, ku ndërruan jetë dy motrat të familjes Dhimaku, sot mbahet ceremonia mortore. Familjarë,...

Read moreDetails
‘Po shkonin për të shitur misra për shërimin e vëllait…’ dalin detaje të reja nga aksident tragjik që vd*qën dy motrat Dhimaku
Të Fundit

‘Po shkonin për të shitur misra për shërimin e vëllait…’ dalin detaje të reja nga aksident tragjik që vd*qën dy motrat Dhimaku

August 26, 2025

Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Dy vajzat, Elvisa 22-vjeçare dhe Rozina 20 vjeç, humbën jetën si pasojë e aksidentit...

Read moreDetails
15-vjeçari u vetëv*r në shtëpinë e dajës në Sarandë, në shtator niste gjimnazin! Disa ditë përpara postoi në Tik Tok…
Të Fundit

15-vjeçari u vetëv*r në shtëpinë e dajës në Sarandë, në shtator niste gjimnazin! Disa ditë përpara postoi në Tik Tok…

August 26, 2025

Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Çukë të Sarandës, ku 15-vjeçari nga Tirana, Suen F, u...

Read moreDetails
Ngjarje e rëndë! Gjendet pa shenja jete një person në banesë, ja cfarë aludohet
Të Fundit

Ngjarje e rëndë! Gjendet pa shenja jete një person në banesë, ja cfarë aludohet

August 26, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij...

Read moreDetails
Humbje dhe trishtim! Ndërron jetë aktorja e njohur, nuk mbahen lotet!
Të Fundit

Humbje dhe trishtim! Ndërron jetë aktorja e njohur, nuk mbahen lotet!

August 25, 2025

Kinematografia spanjolle është në zi pas ndarjes nga jeta të aktores së njohur Verónica Echegui, e cila ndërroi jetë të...

Read moreDetails
‘Im atë iku, e unë mbeta jetim…’ Publikohet letra prekëse e Artur Zhejit për humbjen e të atit, tashmë ai i shkoi pranë!
Të Fundit

‘Im atë iku, e unë mbeta jetim…’ Publikohet letra prekëse e Artur Zhejit për humbjen e të atit, tashmë ai i shkoi pranë!

August 25, 2025

Pas ndarjes nga jeta të gazetarit Artur Zheji, shumë prej shkrimeve dhe kujtimeve të tij kanë rifituar vlerë të veçantë....

Read moreDetails
‘Tronditje të rrufshme…’ Meri Shehu shkund shenjat me paralajmërimin e saj, ja cfarë ka për t’iu thënë!
Të Fundit

‘Tronditje të rrufshme…’ Meri Shehu shkund shenjat me paralajmërimin e saj, ja cfarë ka për t’iu thënë!

August 25, 2025

Dashi Java nis me disa paqartesi ne fushen e punes dhe shendetit, por shume shpejt do te keni permiresime te...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.