Spektakël dhe simbolikë që në sekondat e para të përballjes Shqipëri–Serbi në “Arenën Kombëtare” të Tiranës.

Teksa lojtarët serbë po dilnin në fushë të shoqëruar nga fëmijët ceremonialë, disa prej vogëlushëve shqiptarë, të veshur me fanellat kuqezi, bënë me duar shqiponjën dykrenare
Gjest i papritur, por i bërë me pafajësinë dhe natyrshmërinë e një fëmije, që nuk kaloi pa u vënë re nga kamerat dhe publiku.
Fotot nga çasti po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet, duke u komentuar gjerësisht si një detaj i veçantë dhe domethënës i kësaj sfide me ngarkesë historike.