Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result
Home Të Fundit

Ngjarje tr*nditëse! Vr*tet grupi i njohur muzikor (FOTO dhe DETAJE)

May 30, 2025
in Të Fundit
5.6k
VIEWS

Dhuna e bandave të krimit të organizuar që vazhdon të përfshijë Meksikën

ka marrë jetën e një grupi muzikor me pesë anëtarë, të dyshuar për vrasje nga një kartel në një shtet veriperëndimor në kufi me Shtetet e Bashkuara, konfirmuan të enjten prokurorët vendas.

Nëntë persona janë arrestuar deri më tani si pjesë e hetimit që po zhvillohet për të përcaktuar “rrethanat në të cilat u vranë anëtarët e grupit Fugitivo”, tha prokurori i shtetit Tamaulipas, Irving Barrios, pasi u zbuluan trupat.

TëFundit

Thellohet dhimbja! Pas 19 vjecarit, humb jetën dhe 16 vjecari nga aksidenti tragjik në vend.

June 1, 2025

Kujdes në këto data te Qershorit! Do të ndodhin ngjarje të rëndësishme për jetën tënde!

June 1, 2025

Tamaulipas konsiderohet si një bastion i mafias jashtëzakonisht të dhunshme, përfshirë Kartelin e Gjirit, i cili ka të ngjarë të jetë pas rrëmbimit dhe vrasjes së muzikantëve.

Karteli i Gjirit është ndër tetë bandat latino-amerikane – përfshirë gjashtë meksikane – që u shtuan në shkurt nga administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në listën e zezë të “organizatave terroriste” të huaja.

Sipas hetimit të deritanishëm, pesë muzikantët, që fillimisht u raportuan të zhdukur, të moshës 20 deri në 40 vjeç, kishin shkuar në një bar në qytetin kufitar të Reynosa të dielën për të luajtur “norteñas”.

Gjatë hetimit të tyre, autoritetet u çuan në një zonë ku “u gjetën pesë trupa të pajetë”, tha një zëdhënës i shërbimeve të sigurisë së Tamaulipas në mediat sociale.

Artistët ishin njoftuar të shkonin të luanin në një dyqan në qendër të qytetit. Por kur mbërritën në Reynosa, zbuluan se vendi që u ishte thënë nuk ishte gjë tjetër veçse një copë tokë e zbrazët, sipas anëtarëve të familjeve të viktimave, të cilët njoftuan autoritetet për zhdukjen e tyre.

Motra e njërit prej muzikantëve, e cila kërkoi të mos identifikohej për arsye sigurie, tha se kishte marrë telefonata nga të huaj që e shantazhuan pas zhdukjes së tyre.

Ajo tha gjithashtu se u kishte raportuar autoriteteve vjedhjen e dy makinave që u përkisnin anëtarëve të grupit.

Anëtarët e familjes dhe muzikantët nga grupe të tjera muzikore organizuan një demonstratë para bashkisë në Reynosa të mërkurën, përpara se të vazhdonin me bllokimin e urës që lidh qytetin meksikan me Farr të Teksasit, për një farë kohe.

Këngët e zhanrit norteñas janë emblematike të muzikës tradicionale të fshatit meksikan (kitarë, fizarmonikë, kontrabas) dhe mund të konsiderohen kushërira të zhanrit polka, sipas ekspertëve. Grupi Fugitivo kishte disa qindra transmetime mujore në platformën Spotify.

Muzikantët në Meksikë janë shpesh shënjestra të kërcënimeve nga organizatat kriminale. Disa prej tyre paguhen për të kompozuar dhe interpretuar këngë që lavdërojnë anëtarët e karteleve, narkokoridot famëkeq.

Disa qytete i kanë ndaluar narkokorridot. Presidentja Claudia Sheinbaum ka thënë se do të preferonte që “Meksika të këndonte për paqen dhe kundër varësive” dhe sugjeroi mbajtjen e një konkursi për atë që do të tërhiqte një audiencë të moshës 18-34 vjeç.

Pothuajse 6,000 persona janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë konkurs, deklaroi në fillim të muajit Sekretarja (red. Ministrja) e Kulturës Claudia Curiel. Gjatë prezantimit zyrtar, konkursi synon të nxjerrë në pah “narrativat” e reja, veçanërisht rreth “dashurisë” dhe mungesës së saj, por edhe rreth “madhështisë së Meksikës”.

Artistë të tjerë meksikanë, përfshirë grupin tradicional të njohur ndërkombëtarisht Los Ángeles Azules dhe grupe roku si Molotov dhe Café Tacvba, janë gjithashtu shënjestruar nga kriminelët, por në rastet e tyre ishte thjesht vjedhje e pajisjeve dhe instrumenteve muzikore.

Tags: grupi muzikorvdekje

Related Posts

Të Fundit

Thellohet dhimbja! Pas 19 vjecarit, humb jetën dhe 16 vjecari nga aksidenti tragjik në vend.

June 1, 2025

Pasagjeri 16 vjeçar që ndodhej në motor me Luan Llanaj dhe që u aksidentuan sot në qytetin e Vlorës, ka...

Read moreDetails
Të Fundit

Kujdes në këto data te Qershorit! Do të ndodhin ngjarje të rëndësishme për jetën tënde!

June 1, 2025

Qershori 2025 sjell disa lëvizje të rëndësishme astrologjike, të cilat mund të ndikojnë në mënyrën si ndjejmë, veprojmë dhe marrim...

Read moreDetails
Të Fundit

‘Na ka lënduar…’ Mamaja e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e të birit nga Sara Hoxha!

June 1, 2025

Ndarja mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës ka qenë një ndër zhvillimet më të komentuar kohët e fundit në mediat...

Read moreDetails
Të Fundit

Bëhuni gati për verë të nxehtë, Qershori nis me temperatura të larta, ja sa priten të shënojnë vlerat!

June 1, 2025

Ditën e henë pritet të ketë mot të qëndrueshëm, me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit dhe alternime...

Read moreDetails
Të Fundit

Aksident tragjik në vend, humb jetën 19 vjecari! (Detaje)

June 1, 2025

Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me aksidentin e regjistruar këtë të diel në qytetin e Vlorës. Përmes një njoftimi...

Read moreDetails
Të Fundit

MUAJ “ZJARRI” PËR KËTO 3 SHENJA! Yjet paralajmerojne per Qershorin, ja cfare na pret!

June 1, 2025

Qershori 2025 hap një kapitull të ri nën dritën e yjeve, me një qiell që fton çdo shenjë të reflektojë,...

Read moreDetails
Të Fundit

U tha që janë ndarë, Klea tregon të vërtetën e marrëdhënies së saj me Elgit Dodën!

June 1, 2025

Pas një sërë spekulimesh në rrjet për një ndarje të mundshme mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës, më në fund...

Read moreDetails
Të Fundit

Aksident i rëndë rrugor këtë të Diel! Humb jetën një person

June 1, 2025

Rreth orës 11:10 të paradites, në hyrje të qytetit të Bilishtit, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor mes një...

Read moreDetails
Të Fundit

Ngjarje e rëndë në Tiranë, humb jetën punëtori i ndërtimit!

May 31, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Brigada VIII” në kryeqytet,   ku një punëtor ndërtimi...

Read moreDetails
Të Fundit

Arbana Osmani rrit temperaturat në rrjet! Fotoja e saj me b*kini po bënë NAMIN!

May 31, 2025

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndezur rrjetet sociale me një instastory të postuar nga pushimet e saj E veshur...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.