Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Javë vendimtare për dashurinë, paratë dhe karrierën! Astrologia tregon se si ndikon Hëna e re te shenjat

May 23, 2025
in ShowBizi
Horoskopi, Chrysanthi Kalogeri
882
VIEWS

Astrologia Chrysanthi Kalogeri, e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, zbuloi parashikimin e yjeve për javën në vijim.

Nën ndikimin e Hënës së re në shenjën e Binjakëve, kjo javë hap dyer për fillime të reja,

mundësi të papritura dhe ndryshime që prekin thellë jetën emocionale, financiare dhe profesionale.

TëFundit

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

Gjithashtu sipas astrologes kjo është një kohë ideale për të reflektuar, komunikuar dhe për të marrë vendime të zgjuara.

Nëse jeni kuriozë për të zbuluar se çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj, ju ftoj të lexoni parashikimin e mëposhtëm:

“Kalojmë në një javë e cila do të jetë shumë pozitive.

Mërkuri bën disa aspekte shumë pozitive me planetët e ngadaltë, që na krijon mundësinë që të kemi biseda, kontakte, të marrim lajme të mira dhe të zgjidhim mes bisedave dhe kontakteve çështje që kanë të bëjnë me përditshmërinë tonë.

Të bëjmë marrëveshje financiare dhe profesionale, do të kemi mundësinë që të gjykojmë e arsyetojmë drejt.

Por, gjithashtu do të kemi dhe intuitën për të gjetur zgjidhjet e duhura, për fushat e jetës.

Përveç kësaj, kemi dhe një Hënë të re në datën 27, në shenjën e Binjakëve, e cila do të nxjerrë informacionet dhe këshillat e duhura nga njerëz kompetentë, që do të na ndihmojnë në realizimin e të gjitha gjërave.

Madje, këto fillime të reja do të bëhen mbi korrigjimet e situatës ekzistuese ose të një fillimi totalisht të ri, i cili kërkon disiplinë, punë dhe sakrifica. Ky fillim i ri nuk është pozitiv në kuptimin që vjen diçka e gatshme, duhet të ketë disiplinë për të korrur sukses. Do të jetë një fillim i ri dhe për artistët, të cilët mund të bëjnë realitet shumë ëndrra të tyre. Gjatë gjithë javës, por edhe gjatë gjithë muajit në vijim, duke filluar nga data 27, dilni, komunikoni dhe takoni njerëz,” tha astrologia.

Dashi – Është një periudhë shumë e rëndësishme për ju. Kaloni nga e diela në një fazë të re jete, ku përgjegjësia do të jetë më e madhe. Vendimet që do të merrni duhet të jenë pak më të qarta, të kthjellëta dhe më realiste. Kjo do t’ju ndihmojë shumë në jetën tuaj. Megjithatë, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në këtë fazë të jetës, ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Gjatë periudhës që vijon, nga kjo javë dhe për gati një muaj, do të jeni në një lëvizje të vazhdueshme, do të keni vizita, takime dhe biseda. Kërkohet nga ju një organizim sa më i mirë i jetës dhe përditshmërisë. Do të keni gjithë barrën e përgjegjësisë, prandaj nuk duhet të reagoni në mënyrë impulsive. Do të keni kontakte të rëndësishme me njerëz që do t’ju japin idetë dhe këshillat që ju nevojiten. Lajme pozitive do të dëgjoni këtë javë. Nuk do të mungojnë as udhëtimet, të cilat do të kenë një rol të rëndësishëm.

Demi – Duhet të fokusoheni te sfera financiare në periudhën që vijon, do të keni mundësinë që të keni mbështetjen e duhur. Paralelisht, duhet të fokusoheni mirë, pasi do të keni një përfitim. Duhet të jeni shumë vigjilentë për të kapur shansin që do t’ju japë një shtytje dhe një përfitim financiar, të cilin e keni shumë të rëndësishëm këtë periudhë. Paralelisht, shumë e rëndësishme do të jetë dhe jeta emocionale, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë tuaj të brendshme. Do të keni biseda me njerëz të rëndësishëm, fjala e të cilëve ka ndikim te ju. Disa nga përfitimet financiare mund të vijnë edhe nga shfrytëzimi i pronës.

Binjakët – Një fazë e re fillon për ju. Nga e diela dhe deri në datën 25 do të ndjeheni të çliruar dhe nga ndikimi i Saturnit. Jeni në një fazë që tashmë e kuptoni se çfarë ka ngelur në jetën tuaj, çfarë keni humbur. Tashmë është periudha kur do të bëni gjëra më të mira. Përfitoni, veçanërisht ju të lindurit në pesë ditët e fundit të shenjës, gjatë gjithë periudhës dhe deri në fillim të qershorit. Jeni në një fazë rinovimi, që mund të ketë të bëjë me psikologjinë. Mendoni, zhvilloni intuitën dhe gjeni zgjidhjet që duhen për këto fillime të reja, që do të ndikojnë pozitivisht.

Gaforrja – Është një periudhë ku duhet të veproni pak më shumë në intimitet. Të mbani gjërat për veten tuaj, të gjeni kohën që të çlodheni, të bëni hapa për planet tuaja të mëtejshme që do të jenë pas datës 20 qershor. Do të jenë shumë të mira dhe shumë pozitive. Në këtë periudhë, fokusohuni në jetën intime, në bisedat me më të afërmit, prindërit, ku do të gjeni mbështetjen reale. Paralelisht, do të keni shanse për jetën tuaj personale, sidomos ju që jeni beqarë dhe në kërkim të një dashurie. Gjithashtu, çështjet lidhur me fëmijët do të gjejnë zgjidhje gjatë kësaj periudhe.

Luani – Një periudhë pozitive, një periudhë ku do të ndjeheni shumë entuziastë. Duhet të përqendroheni kryesisht te jeta juaj sociale, bëni kontakte dhe merrni pjesë në evente që ju ftojnë, pasi do t’ju ndihmojnë në finalizimin e planeve që keni për karrierën dhe të ardhmen. Do të merrni këshilla nga njerëz kompetentë. Disa prej jush do të merrni në dorë frerët e marrëdhënieve tuaja, mund të kurorëzoni me martesë një lidhje tuajën. Mund të vendosni në baza më të forta marrëdhëniet profesionale.

Virgjëresha – Zhvillime pozitive ju presin në karrierë. Pikërisht atje do të keni një ngritje në detyrë. Mund të keni rinovimin e punës. Për ju që keni punuar fort, mund të keni edhe një rritje në detyrë. Organizoni deri në detaje përditshmërinë, sepse keni aftësinë që ta bëni. Njëkohësisht, gjatë kësaj periudhe do të gjeni përgjigje për zgjidhje të rëndësishme për ato që ju sfidojnë.

Peshorja – Jeni më të ndikuar në aspektin pozitiv në lidhje me Hënën e re, që zhvillohet në shenjën e Binjakëve. Zhvillimet pozitive favorizojnë planet tuaja për të ardhmen. Prandaj, duhet të gjeni mënyrën për t’u çliruar nga pengesat e së kaluarës. Do të keni mundësi që të gjeni ndihmën dhe mbështetjen nga familja ose nga njerëz me të cilët ndani përditshmërinë. Njëkohësisht, do të keni mjaft zhvillime pozitive në lidhje me jetën profesionale dhe me fëmijët. Keni hyrë në një fazë të re, ku marrëdhëniet dhe bashkëpunimet do të jenë në fokus të vëmendjes tuaj për vitet e ardhshme. Do të haseni me sfida, por do të firmosni një herë e mirë për fatin tuaj.

Akrepi – Sfera financiare do të jetë në qendër të vëmendjes, sidomos ajo aferë që ka të bëjë me të tjerët dhe me bashkëpunëtorët. Gjithashtu, lidhet me investimet dhe planet më të mëdha që do t’ju ndryshojnë përditshmërinë. Gjatë kësaj jave do të keni mundësinë që të gjitha këto t’i vini në rrugën e tyre, që do të sjellë mjaft ndryshime. Fokusohuni në një organizim sa më të mirë të përditshmërisë dhe punës. Ndoshta një trashëgimi, pronë apo çështje familjare kanë për të marrë zgjidhje dhe do të keni përfitime.

Shigjetari – Një periudhë shumë pozitive, e ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Hëna e re në shenjën e Binjakëve. Nga zhvillimet e javës që vjen, por edhe gjatë gjithë periudhës, do të keni shanse unike në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Këto mund të jenë marrëdhënie në jetën erotike, ku duhet thënë se gjërat po ecin mbarë në këtë drejtim, por veçanërisht do të keni edhe takime shumë të rëndësishme që lidhen me dashurinë. Për një investim që doni të bëni, jeni shumë të ndikuar pozitivisht, ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Udhëtime dhe festa për evente sociale do të keni këtë javë, prandaj shfrytëzojini.

Bricjapi – Më të ndikuar nga zhvillimet në vazhdimësi, flas jo vetëm për këtë periudhë, por edhe në përgjithësi, do të jenë të lindurit në ditët e para të shenjës, ku do të merrni vendime në lidhje me karrierën, familjen dhe punën. Megjithatë, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në të gjitha këto iniciativa që ndërmerrni. Kini kujdes më tepër në punën dhe organizimin e saj. Njëkohësisht, mos lini pas shëndetin dhe kujdesuni për një mënyrë jetese sa më të shëndetshme. Do të keni edhe ndryshime në punë, të cilat do të jenë të lidhura me përditshmërinë.

Ujori – Do të jetë një periudhë shumë pozitive, veçanërisht për ju të lindurit në ditët e para të shenjës, ku jeni në një fazë ndryshimi rrënjësor. Do të hasni disa pengesa dhe vështirësi. Megjithatë, kjo javë ju jep një energji pozitive. Hëna e re që zhvillohet në shenjën e Binjakëve është erotike, krijuese. Do të merrni lajme pozitive nga të dashurit dhe fëmijët tuaj, do të keni takime dhe kontakte që do të ndikojnë pozitivisht në lidhje me një investim. Do të keni përfitime financiare dhe do të bëni udhëtime me të dashurit tuaj.

Peshqit – Keni shumë aspekte pozitive në jetën profesionale dhe atë personale apo familjare. Më në fund u çliruat nga zhgënjimet, pengesat dhe sfidat. Tani do të keni një rinovim të brendshëm dhe një ndryshim të përkohshëm të vendbanimit. Mund të bëni një transferim. Njëkohësisht, do të keni edhe përfitime financiare si rezultat i një organizimi që do të bëni. Në sferën financiare, vazhdoni që të jeni parashikues, të organizuar dhe kujdes, ju që keni ashendentin Peshk, sepse zhvillimet dhe vendimet që do të merrni tani në sferën financiare dhe gjatë gjithë periudhës në vijim, vendosin se si do të jenë financat tuaja në vazhdimësi për disa vite. Mos bëni gabime. Do të keni disa bashkëpunime pozitive financiare./tvklan.al

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA
ShowBizi

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026

Brikena dhe Mateo, janë cifti që u krijua brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania 5. Edhe pse gjatë qëndrimit...

Read moreDetails
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës
ShowBizi

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

Hëna e re tek shenja e Dashit do të vazhdojë të na ndikojë, sipas astrologes Chrysanthi Kalogeri, e cila ishte...

Read moreDetails
“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!
ShowBizi

“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!

April 21, 2026

Teksa raporti i komplikuar mes Indrit dhe Vanesës mbetet kryefjala e dinamikave në “Ferma VIP”, një detaj mjaft i rëndësishëm...

Read moreDetails
Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!
ShowBizi

Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!

April 20, 2026

Në studion e “Rudina” në Tv Klan, këtë të hënë, më 20 prill, ishte e ftuar astrologia e njohur Meri...

Read moreDetails
Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së
ShowBizi

Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së

April 20, 2026

Mateo Borri, finalisti i këtij edicioni të BBVA-së ka thyer heshtjen për herë të parë në rrjetet sociale pas mbarimit...

Read moreDetails
“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese
ShowBizi

“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese

April 20, 2026

Pas daljes së tij nga Big Brother VIP Albania, ish-banori, Rogerti, është rikthyer në vëmendjen e rrjeteve sociale me një...

Read moreDetails
Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV
ShowBizi

Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV

April 20, 2026

Selin Bollati, u shpall fituese e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania të shtunën mbrëma. Një fitore...

Read moreDetails
“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën
ShowBizi

“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën

April 20, 2026

Orët e para pas mbylljes së finales së “Big Brother VIP Albania 5”, Miri ka zgjedhur t’i kalojë larg zhurmës...

Read moreDetails
E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)
ShowBizi

E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)

April 20, 2026

Polemikat pas finales së “Big Brother VIP Albania 5” nuk kanë të ndalur, dhe këtë herë goditja vjen drejtpërdrejt nga...

Read moreDetails
Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida
ShowBizi

Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida

April 20, 2026

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×