Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Një ‘derë’ drejt mundësive, Chrysanthi Kalogeri zbërthen mesazhin e javës për shenjat

May 16, 2025
in ShowBizi
Horoskopi, Chrysanthi Kalogeri
39
VIEWS

Parashikimi i javës për shenjat na përgatit për një periudhë premtuese.

Astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan lajmëroi në fillim të tij se do të krijojmë lidhje emocionale,

do të gjejmë mundësi të reja dashurie, mund të përparojmë financiarisht dhe profesionalisht.

TëFundit

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Gjatë tri ditëve të para të javës, datat 19-21, do të shohim mundësi për të gjetur mbështetje dhe përforcuar marrëdhëniet, ndërsa pjesa e dytë karakterizohet nga krijimtaria dhe intuita.

Kjo është një javë ku do të ndiejmë energji pozitive, entuziazëm dhe dëshirë për të arritur synimet tona.

Dashi – Java nga data 19-25 është shumë erotike për ju.

Është javë ideale, do të jeni afër me të dashurit, fëmijët, do të keni njohje të reja, mund të udhëtoni.

Përveç pjesës erotike, krijuese dhe entuziazmit, keni shanse për përfitime financiare që mund të bëni një lëvizje për një trashëgimi, çështje prone dhe ndoshta do të merrni zgjidhje apo të bëni një bashkëpunim profesional që duhet ta mbani pak më privat,

por do të jetë afatgjatë dhe me stabilitet. Duhet të jenë të kujdesshëm të lindurit në ditët e para të shenjës për shëndetin, mënyrën si i shohin gjërat dhe vendimet.

Në fund të javës jini socialë, do të gjeni njeriun që do të ndryshojë disa gjëra në synimet e qëllimet tuaja dhe do ju mbështesë në realizimin e tyre.

Demi – Kjo javë sjell zhvillime pozitive në jetën personale dhe familjare. Do të keni mundësinë të zgjidhni probleme me shtëpinë, pronën, familjen ose të bëni takime të fshehta në jetën erotike. Përfaqësuesit e shenjës së Demit do të kenë sukses te financat, sidomos ata që kanë ashendentin në Dem. Në fund të javës do të shpërblehet puna e tyre, mund të kenë të ardhuranga një punë e re, ndryshimi në punë apo ngritje në detyrë. Demët e lindur në ditët e fundit dotë përforcojnë marrëdhënien e tyre, një miqësi mund të kthehet në një marrëdhënie serioze ku përmes rrjetit social dhe aktivizimit do të gjejnë një njeri që do të ndikojë pozitivisht në marrëdhënien personale, realizimin e synimeve dhe qëllimeve apo të marrin këshillat e duhura.

Binjakët – Udhëtime, takime që do të favorizojnë qëllimet tuaja. Këto takime mund të jenë kokë më kokë, por edhe në intimitet që të organizonimë mirë hapat e mëtejshëm. Do të keni njohje dhe zhvillime edhe në jetën personale. Në fillim të javës do të gjeni mbështetje për punë, një pozitë më të mirë, ngritje në detyrë. Nga data 20-21 dielli kalon në shenjën tuaj dhe fundi i javës krijon shanse shumë të mira për të gjetur njerëz që do të mbështesin planet tuaja për të ardhmen. Të favorizuar janë të lindurit në 3 ditët e para të shenjës ndaj shihni planet për studime, të ardhmen dhe ndryshimet që do të keni lulëzojnë nga fundi i javës e deri vitin tjetër. Fundjava premton ndryshime në jetën tuaj, planet në të ardhmen dhe informacionet që ju duhen. Organizoni sa më mirë punën sepse do të shpërbleheni.

Gaforrja – Kjo javë sjell zhvillime pozitive në jetën personale e familjare. Do të gjeni zgjidhje për një çështje të lidhur me familjen, një pjesëtar të saj ose diçka që lidhet me shtëpinë. Do të përmirësoni jetën tuaj, do të keni mbështetje, takime më të fshehta dhe jo domosdoshmërisht erotike, por të lidhura me një plan ekonomik. Nga fillimi i javës e deri të mërkurën do të gjeni mbështetjen e duhur për arritjen e synimeve tuaja përmes rrjetit social. Përfitime në sferën financiare vijnë në gjysmën e dytë të javës dhe në fund të saj, kur do të vijë një bashkëpunim financiar që premton stabilitet.

Luani – Është një periudhë erotike, mund të promovoni punën, të dilni në sipërfaqe, të bëheni më i njohur në punë dhe jetën sociale. Do të keni mbështetje financiare nga bashkëshorti a bashkëpunëtori që do të favorizojë zhvillimin në karrierë ose jetën sociale. Do të keni zhvillime shumë të mira në marrëdhënie e bashkëpunime, sidomos të lindurit në 3 ditët e para të shenjës që janë në një fazë ku kanë vështirësi, pengesa dhe ka ardhur momenti të marrin ndihmë e mbështetje. Është një periudhë shumë e mirë për t’u fokusuar në planet e së ardhmes dhe karrierë.

Virgjëresha – Do të keni mbështetje të madhe për një çështje financiare, një trashëgimi, mbështetje nga bashkëpunëtorët, i dashuri. Veç kësaj, do të keni edhe këshilla pozitive që do të funksionojnë pozitivisht në realizimin e ndryshimeve që doni të merrni. Të lindurit në 2 ditët e fundit të shenjës mund të bëjnë ndryshime që do të sjellin stabilitet më vonë. Mund të merrni vendime serioze për një marrëdhënie personale dhe bashkëpunim profesional. Mund të bëni një udhëtim që do ju sjellë afër me të dashurin dhe të përforcojë marrëdhënien. Do të keni rinovim të karrierës suaj në pjesën e dytë të javës dhe mund të bëni disa ndryshime që do ju favorizojnë, do të vlerësohen përpjekjet tuaja dhe do të dilni të fituar apo të ngriheni në detyrë.

Peshorja – Kushte ideale për jetën tuaj personale. Do të keni shanse për një lidhje emocionale, dashuri të re që do ta gjeni përmes rrjetit social prandaj aktivizohuni, dilni, takoni shokë e shoqe. Nëse dikush ju irriton, kalojeni pa e vënë re. Do të keni shanse në sferën financiare, ndihmë në diçka të re që doni të nisni apo keni filluar. Pjesa e dytë e javës ju jep intuitën që të gjeni rrugën, idenë, këshillat e përshtatshme në këtë nismë të re. Fillimi i javës premton ndryshime në punë e shtëpi që do të kenë një kosto më të vogël se herët e tjera ose një mbështetje që do të ulë shpenzimet. Do të keni udhëtime frytdhënëse me të dashurin apo të realizoni qëllime. Disa gjëra mund të mos i kuptoni tani, por në vijim do të japin rezultatet e tyre.

Akrepi – Zhvillime në jetën personale, në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, jetën erotike, probleme që doni të zgjidhni në lidhje me fëmijët, një investim ku më të ndikuarit jeni të lindurit në ditët e fundit të shenjës që do të bëjnë ndryshime dhe do të përforcojnë bazat që do të hidhni. Ky fillim i ri përmes daljes nga një marrëdhënie do të jetë një fillim afatgjatë dhe me stabilitet. Ata që janë në kërkim të një pune do të kenë shansin ta gjejnë, por edhe një punë të dytë. Do të jeni shumë realizues, do të vlerësoheni në punë dhe kjo do të sjellë rezultate në xhepin tuaj. Do të keni mundësinë të përmirësoni përditshmërinë e cila do të rrisë cilësinë e jetesës. Do të keni ftesa, njohje, marrëdhënie serioze dhe përforcim të tyre. Do të mund të zgjidhni një problem familjar.

Shigjetari – Një javë shumë pozitive për ju ku Marsi në Luan dhe Afërdita në Dash krijojnë një periudhë shumë favorizuese për të lindurit në 10-ditëshin e dytë të shenjës. Kjo ndikon te dashuria, fëmijët, planet për të ardhmen, një çështje ligjore, një investim që doni të bëni dhe mund të kombinoni argëtimin, jetën personale e profesionale. Fillimii javës sjell ndryshime në përditshmërinë tuaj, zgjidhje të çështjeve familjare apo edhe ndryshime në shtëpi. Organizoni mirë përditshmërinë, do të keni ftesa e takime në pjesën e dytë të javës ku do të ndiheni shumë mirë dhe do të keni informacionet që ju interesojnë.

Bricjapi – Shanse për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me familjen, shtëpinë, pronën ku kërkohet një mbështetje financiare apo shpenzim. Kushtet janë ideale për të vepruar, mjafton të mos nxitoheni. Udhëtime të vogla me të dashurin, përforcimin e një lidhjeje erotike dhe pozitave, sidomos për të lindurit në ditët e fundit të shenjës.

Ujori – Java është e përshtatshme për lidhje, marrëdhënie të reja, bashkëpunime profesionale, madje personat që do të njihni do të jenë shumë të rëndësishëm. Ndikohen shumë të lindurit në ditët e para dhe të fundit të shenjës që janë përpara disa ndryshimeve dhe iniciativave. Në fillim të javës do të shpenzoni për shtëpinë, një familjar apo mund të përfitoni nga shfrytëzimi i pronës. Fundi i javës sjell një forcë të brendshme ku do të keni mundësinë të bëni gjëra që do t’i gjeni përpara dhe do ju ndryshojnë jetën.

Peshqit – Kjo javë premton përfitime financiare nga puna, por edhe shpenzime për përmirësimin e jetës suaj. Një organizim i mirë i përditshmërisë sjell edhe qetësi shpirtërore për ju. Është gjithashtu një periudhë erotike. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës duhet të bëjnë biseda, të takojnë njerëz, vendosni baza në jetën personale e profesionale. Në datën 25 do të çliroheni nga Saturni, do të ndiheni më të lirë. Mbeten disa gjëra të vogla që do t’i hasni më pas, por këtë javë do të keni intuitën për të gjetur zgjidhje financiare. Në fundjavë do të keni një problem të rëndësishëm familjar ose shëndetësor./tvklan.al

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”
ShowBizi

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka...

Read moreDetails
Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)
ShowBizi

Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)

June 13, 2026

Vetëm dy ditë para finales së madhe të “Ferma VIP 3”, finalistët kanë marrë për herë të parë informacione nga...

Read moreDetails
Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur
ShowBizi

Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

June 13, 2026

Brikena, pjesë e emisionit, “Top Arena” i ka bërë një intervistë të veçantë Bleros, teksa ky i fundit nuk ka...

Read moreDetails
Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?
ShowBizi

Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?

June 12, 2026

Astrologu Hysgen Dauti ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka zbuluar se si...

Read moreDetails
Thuhet se kjo është vajza e njohur e showbizit që solli ndarjen mes Mateos dhe Brikenës, reagon publikisht
ShowBizi

Thuhet se kjo është vajza e njohur e showbizit që solli ndarjen mes Mateos dhe Brikenës, reagon publikisht

June 12, 2026

Prej ditësh, ndarja e Brikenës dhe Mateos ka qenë një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale, ndërsa mes...

Read moreDetails
Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu
ShowBizi

Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

June 12, 2026

♈️ Dashi Sot jeni te detyruar t’i ktheni syte nga vetja dhe te pushtoni terrenin e ceshtjeve personale. Sa me...

Read moreDetails
“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP
ShowBizi

“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP

June 12, 2026

Sara Karaj ka bërë reagimin e saj të parë publik pasi nuk arriti të sigurojë një vend në finalen e...

Read moreDetails
DALIN REZULTATET/ Ja kush shpallet sonte finalisti i dytë i Ferma VIP
ShowBizi

DALIN REZULTATET/ Ja kush shpallet sonte finalisti i dytë i Ferma VIP

June 11, 2026

Pak orë para Prime-t vendimtar të Ferma VIP, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë rezultatet e një sondazhi që po...

Read moreDetails
Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën në mbrëmje
ShowBizi

Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën në mbrëmje

June 11, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.