Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Hëna e plotë në Akrep “trazon” shpirtin, Chrysanthi Kalogeri tregon se çfarë na pret pas 12 Majit

May 9, 2025
in ShowBizi
Horoskopi, Chrysanthi Kalogeri
988
VIEWS

Një periudhë me ngarkesë emocionale, tension dhe surpriza na pret pas datës 12 Maj,

teksa Hëna e plotë në shenjën e Akrepit hyn në skenë me ndikime të forta për shenjat e horoskopit.

Astrologia Chrysanthi Kalogeri në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan paralajmëroi një rritje të nervozizmit, ankthit dhe ngarkesës emocionale për pjesën më të madhe të shenjave.

TëFundit

Ky është momenti juaj për të dalë në…/ Zbuloni 4 shenjat e Horoskopit qe do te kene fat te ‘MADH’ ne muajin SHTATOR

Ky është momenti juaj për të dalë në…/ Zbuloni 4 shenjat e Horoskopit qe do te kene fat te ‘MADH’ ne muajin SHTATOR

August 26, 2025
“U nisën për punë, 30 minuta më pas…”/ Mes lotësh dhe zërin që i dridhet, halla e dy motrave Dhimaku: Na ikën çupat! Djali i vogël ende nuk e di

“U nisën për punë, 30 minuta më pas…”/ Mes lotësh dhe zërin që i dridhet, halla e dy motrave Dhimaku: Na ikën çupat! Djali i vogël ende nuk e di

August 26, 2025

Por, sipas saj një qasje e matur dhe emocione të kontrolluara mund të sjellin përfitime të mëdha.

Mbështetja e Saturnit premton stabilitet dhe përforcim të lidhjeve, ndërkohë që fundjava mund të sjellë takime të papritura dhe kthesa të rëndësishme. Duhet të tregojmë kujdes me fjalët, firmat dhe konfliktet, pasi gjithçka po ndryshon!

“Kryesorja për periudhën në vijim dhe nuk flas vetëm për javën që vjen, por flas për të paktën 15 ditëshin në vijim, duke filluar nga data 12 Maj do të jeni në ndikimin e Hënës së plotë, e cila zhvillohet në shenjën e Akrepit.

Një pozicion ku Hëna nuk ndjehet shumë mirë, prandaj jemi pak të stresuar me ankth dhe nervozizëm më të madh. Gjërat do i ekzagjerojmë në gjendjen tonë shpirtërore, nëse dimë të kontrollojmë këtë pjesën emocionale, e cila do të jetë e ngarkuar duhet të dimë se do të dalim të fituar.

Pasi Hëna e plotë që zhvillohet ka një lidhje harmonike me Saturnin që zhvillohet në gradat e fundit të shenjës së Peshqve, e cila na premton mbështetje reale psikologjike, forcim të pozitës dhe marrëdhënieve, mjafton që ne të mos reagojmë pa strategji.

Nuk duhet që të bëhemi fanatikë të mendimeve dhe të sjelljeve. Mos kini zili, krahasimi është armiku i përparimit dhe i suksesit. Kujdes të hënën dhe të martën se çfarë thoni dhe çfarë firmosni. Paralelisht kujdes të shtunën dhe të dielën, evitoni konfliktet, kontradiktat. Ndërkohë që fundi i javës do të ketë ndryshime dhe kjo Hënë e plotë premton ndryshime, ngjarje të papritura. Mund të kemi takime të papritura nga e kaluara, ose nga njerëz të rinj të cilët do të sjellin ndryshime pozitive në jetën tonë,”, tha astrologia.

Dashi – Kryesorja për ju është që të organizoni sa më mirë sferën tuaj financiare. Të jeni parashikues se mund të dalin detyrime, të cilat deri tani nuk i kishit të parashikuara. Megjithatë me këtë Hënë të plotë në shenjën e Akrepit do të gjeni dhe mbështetje, mjafton që të ruani ekuilibrat dhe të mos hyni në konflikte apo kontradikta. Mos hyni në konflikte për çështje financiare. Në fund të javës mos tregoni nxitim, evitoni nervat dhe shpenzimet e pamenduara. Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që të keni fitime të papritura.

Demi – Hëna e plotë e cila zhvillohet përballë jush sjell në sipërfaqe çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dhe bashkëpunime, prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos reagoni. Ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës do të keni ndryshime, disa nga ju do të vendosni vetë për të fituar lirinë. Mund të keni prishje të disa marrëdhënieve profesionale për të bërë diçka tuaj, ose prishje të një marrëdhënieje personale. Nëse doni të merrni vendime të tilla, duhet që të dini mirë pasojat që mund të kenë gjërat, sepse liria kërkon sakrifica. Në këto dy javë evitoni konfliktet dhe bëni shumë kujdes në ato se çfarë u kërkoni prindërve apo eprorëve tuaj, mund të mos merrni atë që doni. Në fund të javës mund të keni disa konflikte me punën dhe familjen. Në fund të javës gjithashtu do të keni takime shumë interesante, por bëni kujdes tek mënyra se si do të reagoni.

Binjakët – Është momenti që të përvishni mëngët dhe t’i shtrëngoheni punës, sepse përditshmëria juaj do të jetë e ngarkuar. Saturni në gradat e fundit në shenjën e Peshqve kërkon sidomos për ju të lindurit në fund të ditët e fundit të shenjës, që të jeni shumë korrektë dhe shumë punëtorë. Nëse do të jeni të vëmendshëm dhe të tregoni disiplinën e duhur, do të arrini që të shpërbleheni nga kjo situatë, pra të keni një ngritje në detyrë. Ju që jeni në kërkim të një pune është momenti që ta gjeni. Në dy ditët e para të javës, mos lini të tjetër që t’u prishin anën psikologjike. Gjithashtu nuk është momenti që të merrni vendime përfundimtare. Nga ana tjetër është një periudhë ku mund të përfitoni deri në fund të muajit, sidomos ju të lindurit në 10 ditëshin e fundit të shenjës.

Gaforrja – Kjo Hënë e plotë në shenjën e Akrepit pozicionet pozitivisht ndaj jush dhe do të sjellë zhvillime për jetën tuaj erotike, për fëmijët, për të dashurit tuaj, mjafton që ju të mos i lini hapësirë anës suaj emocionale, e cila mund të jetë më e ngarkuar nga herët e tjera. Jini më të ndjeshëm, prandaj duhet të evitoni veprimet impulsive. Duhet të krijoni një lidhje emocionale, e cila në fillim mund të mos ju duket kështu, por që më vonë do të marrë përmasa serioze. Do të përforconi marrëdhëniet tuaja dhe do të krijoni një dashuri me pasion, do të realizoni një udhëtim dhe njëkohësisht duhet të bëni disa plane, të cilat do të kenë baza të forta dhe premtuese për të ardhmen.

Luani – Qendra juaj do të jetë familja, por duhet që të vendosni një ekuilibër mes shtëpisë, familjes, detyrimeve dhe punës. Mos neglizhoni punën dhe jetën sociale, për arsye se aty duhet që të vendosni fokusin në këto dy javë që vijnë. Kujdes në çfarë thoni dhe si ekspozoni veten. Mos e fusni veten në biseda që mund të sjellin kontradikta të hënën dhe në fund të javës. Në fund të javës ju të lindurit në 10 ditëshin e fundit të shenjës do të keni disa ndryshime që mund të mos ju pëlqejnë. Por, duhet të kini kujdes se si silleni, në këtë mënyrë do të jeni të fituar.

Virgjëresha – Hëna e plotë që zhvillohet në shenjën e Akrepit për dy javët në vazhdimi, favorizon zhvillimet pozitive për ju që kanë të bëjnë me të ardhmen, studimet dhe çështjet ligjore. Por, që të dilni të fituar duhet të veproni me takt, strategji dhe pa ankth. Marrja e vendimeve me nxitim, bën që t’iu shpëtojnë detaje të vogla, që mund të sjellin mosrealizimin e asaj që ju dëshironi. Megjithatë ka gjëra shumë pozitive. Për ju beqarët, që jeni në kërkim të një dashurie, do të krijoni një marrëdhënie që do të jetë e fortë këtë herë, edhe pse në fillim mund të mos e ndjeni kështu. Bëni plane për të ardhmen dhe përshtatuni me ndryshimet.

Peshorja – Me këtë Hënën e plotë do të keni përfitime, nga puna juaj, ose nga një punë plus. Nga ana tjetër, mos u nxitoni që të shpenzoni të ardhurat. Mos shpenzoni më shumë nga sa duhet. Fillimi i javës rrezikon marrëdhëniet tuaja me të dashurin apo të dashurën, si pasojë e një pakënaqësie që mund të ndieni. Në fund të javës mos u mbështetni tek të tjerët, mbështetuni tek forcat tuaja. Ndërkohë që mund t’iu vijë një mbështetje e papritur, e cila ju jep përkrahje në anën emocionale.

Akrepi – Hëna e plotë në shenjën tuaj sjell në sipërfaqe marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e çdolloji. Do të jeni shumë të ngarkuar emocionalisht. Ndërkohë që duhet të përqendroheni tek vetja dhe të përdorni strategjinë, e cila është arma juaj më e fortë. Do të keni shanse për një marrëdhënie dhe një lidhje të re. Kryesisht ju të lindurit në 10 ditëshin e tretë dhe ju që keni dalë nga një marrëdhënie do të keni takime të papritura në fund të javës me njerëz nga e kaluara, ose me njerëz të rinj.

Shigjetari – Është një periudhë, ku ky 15 ditëshi në fillim, nga data 12 dhe në vijim do të keni stres, ankth dhe një mbingarkesë. Ky stresi dhe ankthi mund të jetë si rezultat i ngjarjeve dhe situatave të papritura. Mund të dilni nga zona juaj e komfortit dhe kjo do ju shkaktojë ankth dhe pasiguri. Në fillim të javës duhet të jeni shumë të kuujdesshëm, se si përdorni fjalën, ose çfarë ju thonë të tjerët, sepse komunikimi mund t’iu sjellë keqkuptime. Njëkohësisht qëndroni sa më të përpiktë në fund të javës. Mos e ekspozoni veten. Mund të thoni gjëra që do i përdorin të tjerët.

Bricjapi – Do të jeni shumë aktivë, shumë socialë dhe të favorizuar nga të ardhurat tuaja. Kujdes në marrëdhëniet në rrjetet sociale, mos u bëni fanatikë të mendimeve tuaja. Do zgjeroni rrethin social dhe do të bëheni pjesë e një shoqate apo organizate, ku këto marrëdhënie do të sjellin përfitime dhe zhvillime pozitive. Përgjithësisht periudha është erotike.

Ujori – Jeta profesionale dhe ajo personale duhet të jetë në fokusin tuaj. Do jeni të shqetësuar në shtëpi, punë dhe familje me ndryshimet që doni të realizoni. Duhet të rrini të qetë dhe të mos u impononi të tjerëve idetë tuaja, sidomos në ditët e para të javës. Njëkohësisht në fundjavë shmangni konfliktet, mund që të bëni ndryshime të programuara në fund të javës. Kujdesuni për shëndetin.

Peshqit – Do të jeni pak të nxituar, të stresuar edhe pse Hëna e plotë në shenjën e Akrepit pozicionohet pozitivisht ndaj jush dhe ju jep zgjidhje në lidhje me problemet që mund të keni. Mos u nxitoni që të merrni vendime përfundimtare. Mbani shënime dhe shqyrtojeni çështjen që kur të vijë momenti i duhur të veproni. Gjithsesi është një periudhë e mirë që nëse do të veproni me takt do të dilni shumë të fituar. Përmes një udhëtimi mund të krijoni një lidhje të re dhe të fortë./tvklan.al

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Ky është momenti juaj për të dalë në…/ Zbuloni 4 shenjat e Horoskopit qe do te kene fat te ‘MADH’ ne muajin SHTATOR
ShowBizi

Ky është momenti juaj për të dalë në…/ Zbuloni 4 shenjat e Horoskopit qe do te kene fat te ‘MADH’ ne muajin SHTATOR

August 26, 2025

Ndërsa vera i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura dhe...

Read moreDetails
“U nisën për punë, 30 minuta më pas…”/ Mes lotësh dhe zërin që i dridhet, halla e dy motrave Dhimaku: Na ikën çupat! Djali i vogël ende nuk e di
ShowBizi

“U nisën për punë, 30 minuta më pas…”/ Mes lotësh dhe zërin që i dridhet, halla e dy motrave Dhimaku: Na ikën çupat! Djali i vogël ende nuk e di

August 26, 2025

Dhimbja e madhe ka kapluar familjen e dy motrave Dhimaku që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Sarandë pasi makina...

Read moreDetails
“Kjo është një ditë e madhe për…” / Horoskopi per 26 gusht 2025: Do përballeni me disa surpriza
ShowBizi

“Kjo është një ditë e madhe për…” / Horoskopi per 26 gusht 2025: Do përballeni me disa surpriza

August 26, 2025

Dashi Është e vërtetë se ndonjëherë ju nuk jeni të organizuar , jo se ju mungon aftësia por prania e...

Read moreDetails
Ndërron jetë aktorja e njohur
ShowBizi

Ndërron jetë aktorja e njohur

August 25, 2025

Kinematografia spanjolle është në zi pas ndarjes nga jeta të aktores së njohur Verónica Echegui, e cila ndërroi jetë të...

Read moreDetails
Aferdita hyn ne shenjen e Luanit ne 25 Gusht dhe kjo jave nis me disa shqetesime ne…/ Parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Shehu…
ShowBizi

Aferdita hyn ne shenjen e Luanit ne 25 Gusht dhe kjo jave nis me disa shqetesime ne…/ Parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Shehu…

August 25, 2025

Dashi Java nis me disa paqartesi ne fushen e punes dhe shendetit, por shume shpejt do te keni permiresime te...

Read moreDetails
Ish-banori i “BBVA”-së po bëhet baba për herë të dytë
ShowBizi

Ish-banori i “BBVA”-së po bëhet baba për herë të dytë

August 25, 2025

Alfio Rrotani do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ai,...

Read moreDetails
Ne lule te Rinise/ Del foto e dy motrave qe humben jeten tragjikisht ne aksident
ShowBizi

Ne lule te Rinise/ Del foto e dy motrave qe humben jeten tragjikisht ne aksident

August 24, 2025

Dy vajza, 20 dhe 22 vjeç humbën jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin...

Read moreDetails
Aksident tragjik në Vend, ndërrojnë jetë dy vajza. Plagoset një tjetër
ShowBizi

Aksident tragjik në Vend, ndërrojnë jetë dy vajza. Plagoset një tjetër

August 24, 2025

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, mbrëmjen e sotme, 24 gusht. Siç bën me...

Read moreDetails
Tre shenjat e horoskopit që do të tërheqin paratë “si me magnet” në shtator!
ShowBizi

Tre shenjat e horoskopit që do të tërheqin paratë “si me magnet” në shtator!

August 24, 2025

Demi- Sukses financiar përmes vendosmërisë dhe iniciativës Muaji shtator sjell një kthesë pozitive për Demët. Ata do të ndiejnë më...

Read moreDetails
E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur
ShowBizi

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur

August 24, 2025

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e kinematografisë, teksa aktori dhe regjisori i njohur Jerry Adler, ka ndërruar...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.