Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Hëna e re sfidon shenjat, por Afërdita ndez flakët e dashurisë në fund të Prillit

April 28, 2025
in ShowBizi
Meri Shehu, Horoskopi
839
VIEWS

Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin e klimës së javës së fundit të muajit Prill, për 12-të shenjat e horoskopit.

Hëna e re në Dem, sipas Meri Shehut do të jetë një Hënë shumë e vështirë, e cila do të sprovojë shenjat,

por Afërdita në shenjën e Dashit në datën 30 do e mbyllë këtë muaj me shuma takime romantike.

TëFundit

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

Data 30 do të jetë dita më e rëndësishme e kësaj jave, prandaj shenjat duhet të jenë të kujdesshme në hapat dhe veprimet që ndërmarrin.

Meri Shehu vlerësoi shenjat me yje në bazë të favorizimeve që do të kenë. Për këtë javë kurorën e merr Demi.

“Është Hëna e re në Dem që ka filluar dje dhe është një Hënë shumë e fuqishme. Hëna e re përballet me dy planetë të fuqishëm, Ujorin dhe Plutonin në Dem. Kemi fillime të reja, prandaj dhe duhet që ta marrim me optimizëm këtë javë.

Gjithashtu në datën 30 Afërdita ndryshon pozicion dhe futet në Dash. Një Afërditë në Dash mund të mos bëjë shumë lekë dhe shumë gjëra të tjera, ama një erotizëm të madh e sjell.

Edhe një buxhet të madh e hedh direkt”, tha astrologia Meri Shehu.

Dashi, 2 yje: Hëna e re në Dem i trondit në çështjet ekonomike, u sjell me shumë vështirësi ekonomike, por do fillojnë që të qetësohen nga mesi i javës.

Futet Afërdita në Dash, por do takojë Neptunin. Prandaj të lindurit në 10 ditëshin e parë të shenjës së Dashit duhet të kenë kujdes nga zhgënjim erotik ose ekonomik shumë i fortë.

Demi, 5 yje: Kemi Hënën e re në Dem, është një fillim i ri. Pas shumë lodhjesh dhe përpjekjesh dhe një përballje e madhe tani duhet të durohet nga Demët. Hëna e re ka filluar që dje mund të vazhdojë dhe në dy ditët në vazhdim, prandaj do e kenë dhe një përballje. Por, Hëna e re në shenjën e tyre premton shumë, do marrin disa lekë dhe mundësi. Do të bëjnë disa marrëveshje të fshehta.

Binjakët, 1 yll: Hëna e re në shtëpinë e 12-të për Binjakët është e vështirë. Puna, fillime të reja të vështira, atje ku e shikoni rrugën e shtruar me lule fillojnë të dalin “ferrat”. Shumë Binjakë do të ndeshen me këtë situatë. Mos u trembni, Afërdita në Dash do bëjë disa gjëra të mira dhe për ju. Kujdes duhet të bëjnë të lindurit në 10 ditëshin e parë të shenjës nga ndonjë zhgënjim.

Gaforrja, 3 yje: Hënën e re në Dem e kanë aleate. Pavarësisht vështirësive të mëdha do marrin një ndryshim pozitiv në njohje të reja, strategji të reja, madje edhe ndonjë njohje erotike pse jo. Por, Afërdita në Dash mund t’i zhgënjejë Gaforret e lindura në 10 ditëshin e parë në lidhje me karrierën, punën dhe jetën personale. Prandaj kujdes duhet të bëjnë vetëm Gaforret e lindura në 10 ditëshin e parë të shenjës së tyre për këtë javë.

Luani, 1 yll: Nuk është e mirë Hëna e re në Dem për Luanët. Ka të bëjë me marrëdhënie pune dhe karriere, prandaj është shumë e vështirë. Marsi që është në Luan u përball me Plutonin në Ujor shumë fuqishëm. Do jetë sot dhe nesër, prandaj nuk i dihet se çfarë mund të dëgjohet. Luanët do e kenë ndryshime kryesisht tek çështja e punës, një ndryshim në punë do të vijë me shumë vështirësi.

Virgjëresha, 3 yje: Janë pak më komodë. Kjo Hënë e re në Dem është e vështirë, nuk është e lehtë. Por, Virgjëreshët duke qenë se janë një shenjë toke do e marrin personalisht më mirë, pavarësisht atyre prapaskenave në punë që janë bërë, komplotet që janë thurur. Nëse nuk keni kuptuar gjë deri tani, jeni në rregull, e keni kapërcyer.

Peshorja, 2 yje: Shkon Afërdita përballë shenjës së tyre dhe kalon në Dash në datën 30. Kjo do të thotë që gjërat do të fillojnë të marrin “superxhiro” në jetën e tyre. Do fillojnë të kërkojnë fejesa, martesa, para, por me nxitim. Nuk do të jetë më ajo Peshorja e balancuar që njohim dhe që kërkon t’i bëjë gjërat me qetësi. Kujdes Peshoret e lindura në 10 ditëshin e parë të shenjës, sepse atje mund të ketë një zhgënjim qoftë në martesë, qoftë në partnerin që do zgjedhin.

Akrepi, 4 yje: Afërdita në Dash i ëmbëlton ditët e tyre. Por, dhe Hëna e re në Dem është shumë e vështirë. Megjithëse katërkëndëshi Akrep-Ujor-Dem-Luan është më i vështiri në këtë periudhë, përsëri Hëna e re do u japë një stimul, një punë të re dhe një avantazh të ri pas shumë vështirësish. Vështirësi kanë vetëm Akrepët e lindur në 10 ditëshin e parë.

Shigjetari, 2 yje: Do kënaqen me Afërditën në Dash. Shumë Shigjetarë do duket sikur kanë gjetur të bukurën dhe dashurinë e tyre, pastaj të tjerët do të pleksen shumë në çështje pune dhe shëndetësore. Sidomos ata të lindurit 10 ditëshin e parë të kenë kujdes dhe në çështjet ekonomike.

Bricjapi, 3 yje: Shenjat e tokës kanë një mbarësi më shumë. Hëna e re në Dem është Hënë përfundimtare, shkon drejt fundit të marrëdhënieve toksike ose që nuk japin më, përsëri tek Bricjapi detyrimisht do të nxjerrë një avantazh pozitiv. Çështjet familjare do të marrin një pozitivitet me Afërditën në Dash, por do të kenë shumë shpenzime.

Ujori, 3 yje: Ujorët janë një nga shenjat e fuqishme që përballen me Hënën e re në Dem sidomos në çështje familjare, ndryshime shtëpie, vendi apo qyteti. Por, mos harrojmë që Plutoni në Ujor është vetë ai që kundërshton Marsin në Luan dhe Hënën në Dem dhe mesa duket Ujorët duan të bëjnë një gjë shumë të madhe, por me një lodhje shumë të madhe. Megjithatë kemi një ndryshim të mirë dhe për Ujorët në këtë periudhë.

Peshqit, 2 yje: Duhet të pretendojnë që Afërdita në Dash që do të futet në datën 30 mos t’i humbë përfundimisht në disa çështje ekonomike ose disa ëndrra të tyre sidomos të Peshqve të lindur në 10 ditëshin e parë. Por, sa të kalojë kjo tendencë, pastaj javën e parë të Majit do fillojnë të çlirohen ekonomikisht. Megjithatë pikërisht tani përjetojnë një zhgënjim./tvklan.al

Tags: HoroskopiMeri shehu

Related Posts

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA
ShowBizi

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026

Brikena dhe Mateo, janë cifti që u krijua brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania 5. Edhe pse gjatë qëndrimit...

Read moreDetails
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës
ShowBizi

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

Hëna e re tek shenja e Dashit do të vazhdojë të na ndikojë, sipas astrologes Chrysanthi Kalogeri, e cila ishte...

Read moreDetails
“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!
ShowBizi

“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!

April 21, 2026

Teksa raporti i komplikuar mes Indrit dhe Vanesës mbetet kryefjala e dinamikave në “Ferma VIP”, një detaj mjaft i rëndësishëm...

Read moreDetails
Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!
ShowBizi

Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!

April 20, 2026

Në studion e “Rudina” në Tv Klan, këtë të hënë, më 20 prill, ishte e ftuar astrologia e njohur Meri...

Read moreDetails
Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së
ShowBizi

Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së

April 20, 2026

Mateo Borri, finalisti i këtij edicioni të BBVA-së ka thyer heshtjen për herë të parë në rrjetet sociale pas mbarimit...

Read moreDetails
“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese
ShowBizi

“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese

April 20, 2026

Pas daljes së tij nga Big Brother VIP Albania, ish-banori, Rogerti, është rikthyer në vëmendjen e rrjeteve sociale me një...

Read moreDetails
Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV
ShowBizi

Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV

April 20, 2026

Selin Bollati, u shpall fituese e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania të shtunën mbrëma. Një fitore...

Read moreDetails
“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën
ShowBizi

“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën

April 20, 2026

Orët e para pas mbylljes së finales së “Big Brother VIP Albania 5”, Miri ka zgjedhur t’i kalojë larg zhurmës...

Read moreDetails
E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)
ShowBizi

E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)

April 20, 2026

Polemikat pas finales së “Big Brother VIP Albania 5” nuk kanë të ndalur, dhe këtë herë goditja vjen drejtpërdrejt nga...

Read moreDetails
Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida
ShowBizi

Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida

April 20, 2026

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×