Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat e Horoskopit…

April 26, 2025
in ShowBizi
Chrysanthi Kalogeri, Horoskopi
600
VIEWS

Shumë ndryshime astrologjike presin shenjat e horoskopit këtë javë të fundit të Prillit.

Astrologia Chrysanthi Kalogeri në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan tha se më datën 27 Prill, Hëna e re do të hyjë në shenjën e Demit dhe do të ketë ndikime shumë të forta deri në fillim të Qershorit, sidomos sa u takon financave.

Sipas saj Hëna e re në Dem mund të jetë deri në datën 12 Maj dhe më të ndikuarit do të jenë shenjat e zjarrit dhe ujit.

TëFundit

Shtatori 2025: Një muaj sfidues për disa shenja të zodiakut – A jeni mes tyre?

Shtatori 2025: Një muaj sfidues për disa shenja të zodiakut – A jeni mes tyre?

August 27, 2025
“Ditë e mirë për beqarët”, parashikimi i Horoskopit për sot

“Ditë e mirë për beqarët”, parashikimi i Horoskopit për sot

August 27, 2025

Ajo lajmëroi shenjat në bazë të karakteristikave të secilës që të bëjnë kujdes në veprimet e tyre, marrëdhëniet profesionale, por dhe ato personale. Ndërkohë në datën 30 Prill,

Afërdita do të hyjë në shenjën e Dashit.

Dhe si planeti i dashurisë ndikimet në sferën erotike nuk do të mungojnë.

“Java që vjen fillon me ndikimin e Hënës së re, e cila fillon në datën 27 në shenjën e Demit.

Kjo Hëna e re në shenjën e Demit nxjerr në pah akoma dhe njëherë sferën financiare, ku do të kemi vendime që do të merren në botë.

Në jetën tonë private dhe profesionale duhet të fokusohemi në një organizim sa më të mirë të sferës tonë financiare dhe duhet që të bëhemi parashikues.

Të bëjmë një organizim më të mirë dhe të fokusohemi tek vlerat tona.

Të gjejmë se çfarë është ajo që na bën ne të ndjehemi të sigurt. Hëna e re në shenjën e Demit vë pak në provë bashkëpunimet dhe marrëdhëniet financiare.

Kemi një tendencë për konflikte, bëhemi fanatikë, insistojmë në vendimet tona dhe kjo na udhëheq në konflikt. Ndikimi i kësaj do të jetë kryesisht deri në datën 12 maj, por dhe në Hënën tjetër të re e cila do të bëhet në datën 26-27 Maj. Nga enjtja e deri në fund të javës, por kryesisht në datën 1 dhe 2, janë dy ditë ku mund të kalojmë shumë bukur, të krijojmë dhe promovojmë. Ndërkohë që gjatë këtyre 2 ditëve duhet të qëndroni larg investimeve financiare. Në bisedat personale do të kemi një idealizim, do të mbivlerësojmë njerëzit që do të takojmë, do mendojmë se takuam dashurinë tonë, ndërkohë mund të përfundojë në një zhgënjim. Kalon në datën 30 Afërdita në shenjën e Dashit, ku favorizohen shenjat kardinale dhe shenjat e zjarrit dhe ajrit. Në datën 4-5 Maj, Plutoni kalon në prapavijë kështu që kemi një ndalesë ose një ngadalësim të zhvillimeve politike”, tha astrologia.

Dashi – Do duhet që të mbroni më tepër arritjet tuaja financiare dhe të gjitha këto që ju i keni arritur dhe që ju bëjnë të ndjeheni të sigurt, por rruga për t’i mbrojtur ato është vetëm strategjia dhe jo konflikti. Nga e enjtja dhe deri në fund të javës do të keni takime me bashkëpunëtorë ose takime në jetën tuaj personale dhe erotike. Kujdes se si do të vlerësoni situatat ju të lindurit në dy ditët e parë të shenjës. Afërdita në datën 30 kalon në shenjën tuaj, ku do të qëndrojë deri në datën 6 Qershor dhe do të jetë një periudhë e mirë dhe shumë e dobishme. Çdo gjë do ta arrini më me lehtësi se sa herët e tjera, do të jeni më parashikues në sferën financiare, duke e organizuar atë sa më mirë, që tani e deri në mes të Tetorit.

Demi – Hëna e re, e cila zhvillohet në shenjën tuaj në datën 27 vendos fokusin tek vetja juaj, tek ju dhe tek marrëdhëniet dhe të gjitha ato që ju shënjojnë. Do të përballeni me sfida, provokime dhe ngjarje të papritura. Mirë është që të jeni sa më praktikë dhe sa më të qetë, gjë që ju e keni. Por në këtë “recetë” shtoni pak dhe frymën tuaj analitike, të gjeni pak një shpirt analitik me qëllim që të çoni përpara qëllimet. Në fund të kësaj jave do të keni takime të fshehta intime qoftë për jetën tuaj personale dhe atë profesionale. Kujdes se kujt i besoni dhe çfarë besoni. Nëse krijoni një marrëdhënie, mirë është që ta mbani të fshehtë nga fundi i Majit e deri në Qershor.

Binjakët – Duket se diçka ndryshon në planet tuaja për të ardhmen, për studimet, udhëtimet dhe nëse dikush nga ju ka një çështje ligjore. Edhe pse këto çështje mund që të bllokohen dhe të marrin një ngadalësim, të hasin pengesa, mos u dorëzoni pasi rruga e zgjidhjes do të vijë më vonë. Nëse në punë ose karrierë do të keni një prishje të një marrëveshjeje, një ndryshim në punë, duhet të dini që kjo është një shenjë që duhet të gjendeni në rrugën e zhvillimit dhe atë që vërtetë meritoni. Gjeni guximin dhe sigurinë tek universi, pasi ai do i sjellë gjërat në favorin tuaj. Keni shanse shumë të mira për të shkuar përpara deri në fund të Majit.

Gaforrja – Punët dhe arritjet tuaja janë në rritje, bëni një organizim më të mirë të financave, të dini se ku të mbështeteni dhe se çfarë kërkoni dhe sidomos kur bëhet fjalë për plane afatgjata. Afërdita e cila kalon në shenjën e Dashit në datë 30 të këtij muaji dhe deri në fillim të Qershorit do u japë shanse dhe avantazhe në sferën profesionale dhe atë sociale. Do të lini mbresa shumë të mira. Kujdes këtë javë ju të lindurit në ditët e para të shenjës, mos tregoni planet tuaja tek të tjerët, sidomos nga e hëna e deri të dielën. Mos i bëni të ditura planet tek të tjerët dhe mos flisni për jetën personale pasi ata mund që të përfitojnë nga kjo për favorin e tyre dhe në disfavorin tuaj.

Luani – Është një periudhë ku duhet të fokusoheni në jetën sociale dhe karrierë. Më gjithë këtë aktivitet që ju do të keni duhet që të punoni me strategji, të jeni krijues, por pa treguar ankth, pa insistuar dhe pa i çuar gjërat në limit, duke krijuar konflikte me bashkëpunëtorët, të dashurit apo dhe familjarët. Një fillim të ri mund ta bëni përmes ndryshimeve që do të keni në jetën personale dhe profesionale. Afërdita që kalon në shenjën e Dashit nga data 30 sjell shanse shumë të mira për karrierën e studimet tuaja. Do promovoni punën përmes reklamës dhe ekspozimit në rrjetet sociale. Organizoni sa më mirë hapat tuaj të mëtejshme në lidhjen me të ardhmen afatshkurtër.

Virgjëresha – Do keni mundësi që ta sillni situatën në favorin tuaj, mjafton që të lini mënjanë çdo gjë që ju ka shqetësuar, apo ju ka krijuar një mërzitje. Duhet të evitoni stresin dhe të organizoni sa më mirë përditshmërinë. Një fillim të ri mund ta bëni në sajë të ndryshimeve të planeve që keni, këto plane që kanë të bëjnë me të ardhmen dhe studimet. Paralelisht fillon një periudhë e mirë për ju në sferën financiare, ku do të keni ndihmën dhe mbështetjen e duhur.

Peshorja – Lërini mënjanë çështjet financiare, mos insistoni në disa gjëra, që të mos duket sikur kërkesat tuaja janë pretendime. Lërini investimet sidomos gjatë kësaj periudhe, nëse keni një plan financiar duhet të dini ta menaxhoni dhe ta keni sa më të organizuar. Duhet të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet tuaja, personale dhe erotike, por dhe në lidhje me miqtë tuaj, sepse dëshirat tuaja mund të vijnë në kundërshtim me ato të atyre. Nga e hëna në të premten kujdes kë takoni dhe se çfarë ju premtojnë dhe si i idealizoni gjërat ju të lindurit në dy ditët e para të shenjës, ndërkohë që është një periudhë ideale për të kaluar bukur, ose për të krijuar diçka artistike.

Akrepi – Diçka e re vjen në jetën tuaj dhe për këtë ju duhet që të bëni vend. Duhet të pranojmë ndryshimet që kanë ndodhur dhe të vazhdojmë të ecim përpara për të gjetur diçka të re. Ndryshime do të keni në marrëdhëniet, në bashkëpunime ku do të keni gjithë forcën për të arritur fitoren në karrierën dhe jetën tuaj sociale, mjafton që të mos hyni në konflikte me të tjerët dhe të mos i lini vend uljes dhe ngritjes suaj psikologjike. Ktheni një faqe, ndryshoni një kapitull dhe gjithë këtë do e bëni kryesisht për të gjetur stabilitet në jetën tuaj. Fokusohuni më tepër tek përditshmëria, sepse do të ketë kërkesa më të larta, por dhe do të jetë më e mirë nga fundi i muajit e deri në periudhën në vazhdim.

Shigjetari – Duhet të jeni të dobishëm në punë dhe aktivitetin tuaj të përditshëm. Atje do të keni disa ndryshime që ndonjëherë nuk janë të planifikuara. Mirëpo ky fokusim në përditshmërinë tuja ka një kosto. Ka disa pasoja dhe këto pasoja janë akthi. Prandaj evitoni ankthin dhe bëni ndryshimet me qetësi dhe me strategji. Nga ana tjetër një periudhë shumë e mirë fillon. Nga njëra anë Marsi në shenjën e Luanit dhe nga tjetër Afërdita në shenjën e Dashit fillon krijon për ju një atmosferë shumë erotike, me peripeci dhe udhëtime dhe që do të fillojë që në fund të muajit e do të vazhdojë gjatë Majit.

Bricjapi – Vazhdoni që të jeni realistë dhe të organizuar. Mos hezitoni të thoni hapur mendimet tuaja dhe të vendosni të tjerët atje ku u takon. Vendosni “pikat mbi i” në mënyrë që gjërat të shkojnë atje ku duhet të shkojnë. Më të kujdesshëm duhet të tregoheni ju të lindurit në ditët e para të shenjës dhe ekziston mundësia që këtë sensin e realitetit dhe të qëndruarit në tokë mund ta humbisni në periudhën nga e enjtja e deri në fund të javës. Gjithsesi evitoni konfliktet dhe kujdesuni për shëndetin. Fillon një periudhë ku do të fokusoheni më tepër në jetën personale dhe tek e gjithë pjesa tjetër që ka të bëjë me investimet dhe krijimtarinë.

Ujori – Do të keni një projekt lidhur me shtëpinë, pronën dhe familjen. Ndryshimet që ju kërkoni të realizoni mund të krijojnë një situatë tensionuese me shumë konflikte ose thjesht një situatë që mund t’iu stresojë për realizmin e saj. Kujdesuni më tepër për shëndetin dhe fokusohuni më tepër tek njerëzit që ju rrethojnë tek familja dhe tek të dashurit tuaj. Kujdes në marrëdhëniet e bashkëpunimet dhe evitoni konfliktet.

Peshqit – Një lajm i mirë mund t’iu qetësojë dhe t’iu nxjerrë nga një periudhë ku keni qenë shumë të shqetësuar dhe me “fronte” të hapura. Mos humbisni besimin sidomos tek vetvetja dhe mos harroni që gjërat janë në dorën tuaj. Pra ju jeni në një pozitë të tillë që mund të merrni vetë vendime për jetën. Do të udhëtoni. Kujdes në përditshmëri dhe në udhëtimet që mund të bëni. Nga e enjtja e deri në fund të javës bëni kujdes me vendimet që mund të merrni në lidhje me financat. Ka filluar një periudhë për ju që këtej e tutje duhet të fokusoheni më tepër në sferën financiare./tvklan.al

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Shtatori 2025: Një muaj sfidues për disa shenja të zodiakut – A jeni mes tyre?
ShowBizi

Shtatori 2025: Një muaj sfidues për disa shenja të zodiakut – A jeni mes tyre?

August 27, 2025

Shtatori 2025 do të jetë një muaj i vështirë për disa shenja të zodiakut, duke sjellë tensione dhe sfida në...

Read moreDetails
“Ditë e mirë për beqarët”, parashikimi i Horoskopit për sot
ShowBizi

“Ditë e mirë për beqarët”, parashikimi i Horoskopit për sot

August 27, 2025

Dashi – Mungesa e energjisë do t’ju ngadalësojë dhe do t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur. Marrja e detyrave krijuese...

Read moreDetails
Ky është momenti juaj për të dalë në…/ Zbuloni 4 shenjat e Horoskopit qe do te kene fat te ‘MADH’ ne muajin SHTATOR
ShowBizi

Ky është momenti juaj për të dalë në…/ Zbuloni 4 shenjat e Horoskopit qe do te kene fat te ‘MADH’ ne muajin SHTATOR

August 26, 2025

Ndërsa vera i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura dhe...

Read moreDetails
“U nisën për punë, 30 minuta më pas…”/ Mes lotësh dhe zërin që i dridhet, halla e dy motrave Dhimaku: Na ikën çupat! Djali i vogël ende nuk e di
ShowBizi

“U nisën për punë, 30 minuta më pas…”/ Mes lotësh dhe zërin që i dridhet, halla e dy motrave Dhimaku: Na ikën çupat! Djali i vogël ende nuk e di

August 26, 2025

Dhimbja e madhe ka kapluar familjen e dy motrave Dhimaku që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Sarandë pasi makina...

Read moreDetails
“Kjo është një ditë e madhe për…” / Horoskopi per 26 gusht 2025: Do përballeni me disa surpriza
ShowBizi

“Kjo është një ditë e madhe për…” / Horoskopi per 26 gusht 2025: Do përballeni me disa surpriza

August 26, 2025

Dashi Është e vërtetë se ndonjëherë ju nuk jeni të organizuar , jo se ju mungon aftësia por prania e...

Read moreDetails
Ndërron jetë aktorja e njohur
ShowBizi

Ndërron jetë aktorja e njohur

August 25, 2025

Kinematografia spanjolle është në zi pas ndarjes nga jeta të aktores së njohur Verónica Echegui, e cila ndërroi jetë të...

Read moreDetails
Aferdita hyn ne shenjen e Luanit ne 25 Gusht dhe kjo jave nis me disa shqetesime ne…/ Parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Shehu…
ShowBizi

Aferdita hyn ne shenjen e Luanit ne 25 Gusht dhe kjo jave nis me disa shqetesime ne…/ Parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Shehu…

August 25, 2025

Dashi Java nis me disa paqartesi ne fushen e punes dhe shendetit, por shume shpejt do te keni permiresime te...

Read moreDetails
Ish-banori i “BBVA”-së po bëhet baba për herë të dytë
ShowBizi

Ish-banori i “BBVA”-së po bëhet baba për herë të dytë

August 25, 2025

Alfio Rrotani do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ai,...

Read moreDetails
Ne lule te Rinise/ Del foto e dy motrave qe humben jeten tragjikisht ne aksident
ShowBizi

Ne lule te Rinise/ Del foto e dy motrave qe humben jeten tragjikisht ne aksident

August 24, 2025

Dy vajza, 20 dhe 22 vjeç humbën jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin...

Read moreDetails
Aksident tragjik në Vend, ndërrojnë jetë dy vajza. Plagoset një tjetër
ShowBizi

Aksident tragjik në Vend, ndërrojnë jetë dy vajza. Plagoset një tjetër

August 24, 2025

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, mbrëmjen e sotme, 24 gusht. Siç bën me...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.