Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë zonës së Spitallës, në Durrës. Një automjet ka goditur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë.
Fatkeqësisht i aksidentuari për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në moment,
ndërsa automjeti që e ka përplasur nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë, por është larguar me shpejtësi.
Policia po punon për identifikimin e viktimës si dhe shpferi që e përplasi për vdekje dhe u largua.