Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Parashikimi i Horoskopit nga Chrysanthi Kalogeri/ Prapavija e planetëve mbaron, por hëna e plotë sprovon shenjat! Mesazhi i yjeve për javën e ardhshme

April 4, 2025
in ShowBizi
Horoskopi, Chrysanthi Kalogeri
786
VIEWS

Java e ardhshme do të nisë me lajme të mira nga yjet. Së pari, planetët që deri më tani ishin në prapavijë, Mërkuri e Afërdita do të rikthehen në vijë të drejtë.

Jemi në momentin e duhur për disa fillime të reja dhe do të jemi pak më optimistë. Njëkohësisht, komunikimi do të jetë më i lehtë.

Chrysanthi Kalogeri paralajmëron në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se do të rishfaqet e shkuara dhe tani mund të filtrojmë më mirë çfarë na shërben.

TëFundit

Shtatori 2025: Një muaj sfidues për disa shenja të zodiakut – A jeni mes tyre?

Shtatori 2025: Një muaj sfidues për disa shenja të zodiakut – A jeni mes tyre?

August 27, 2025
“Ditë e mirë për beqarët”, parashikimi i Horoskopit për sot

“Ditë e mirë për beqarët”, parashikimi i Horoskopit për sot

August 27, 2025

Hëna e plotë në Peshore do të jetë pika e kthesës në një marrëdhënie apo bashkëpunim ku do të vendosim përfundimisht si të veprojmë.

Kjo do të ndikohet edhe nga kthimi i Afërditës në vijë të drejtë.

Shenjat më të ndikuara të periudhës janë shenjat e lëvizshme, sidomos të lindurat në 10 ditët e fundit të muajit të tyre.

Chrysanthi Kalogeri: Të hënën, në datën 7, Mërkuri fillon kursin e tij të drejtë dhe më në fund,

Afërdita në datën 12 është në ndalesë për t’u kthyer në kurs të drejtë dhe të hënën, edhe ajo fillon kursin e saj të drejtë, por këtu do të shikojmë si do të shkojnë të gjitha gjërat.

Kjo javë nga data 7-13 prill, është një vazhdim i javës së kaluar, nga data 31 mars e deri të hënën që vjen.

Jemi akoma në atë fazën që duhet të insistojmë, të punojmë të sakrifikojmë me qëllim që të realizojmë arritjet tona dhe të përforcojmë pozitat ose ato që dëshirojmë në fushat që kemi çështje ose fushat e jetës që na preokupojnë më tepër.

Nga data 5-11 kemi rikthime të çështjeve nga e kaluara, personave. Më të ndikuar janë shenjat e ujit dhe të tokës që ndikohen pozitivisht. Më të kujdesshëm duhet të jenë Peshqit e lindur në 5 ditët e fundit të shenjës, Virgjëresha, Shigjetari dhe Binjakët e lindur në 5-6 ditët e fundit të shenjës ku do të shikojnë rikthime më të theksuara dhe duhen trajtuar me kujdes. Të favorizuar janë Gaforrja, Akrepi të lindurit në 10 –ditëshin e fundit të shenjës. Të favorizuar janë edhe Demi, Bricjapi, Virgjëresha është në balancë, ka gjëra pozitive dhe ato që duhet të ketë kujdes.

E hëna fillon me një klimë të mirë, jemi akoma nën ndikimin e gjashtëkëndëshit të së shtunës dhe së dielës të diellit me Jupiterin, kështu që krijohen kushte për të kapur shanse, por duhet të vendosim pak dorën. Kemi një hënë të plotë në shenjën e Peshores në datën 17 ku rastis që atë ditë kemi edhe rikthimin e Afërditës në kurs të drejtë. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e çdo lloji do të vihen në provë, do të dimë nëse do të ecin përpara sepse ka qenë një periudhë e gjatë që planetët kanë qëndruar në prapavijë. Do të spastrohen gjërat, marrëdhëniet personale, profesionale dhe hëna e plotë do të krijojë një situatë më acaruese, konflikte e kontradikta, edhe në marrëdhëniet midis shteteve ku mund të ketë pretendime territoriale.

Dashi – Gjatë kësaj jave duhet të insistoni të zgjidhni çështje që kanë të bëjnë me tema qendrore të jetës suaj, me sferën profesionale, personale, familjen e pronën. Mund të keni biseda më intime ose të mendoni më thellë ku do të gjeni zgjidhje. Kryesorja është që nga të gjitha çfarë do të bëni në pjesën e parë të javës, do të keni rezultate të mira në sferën financiare. Nga ana tjetër, do të favorizoheni nga nejrëzit e rrethit tuaj por me hënën e plotë përballë në Peshore duhet të fokusoheni në marrëdhëniet tuaja, zgjidhni e trajtoni çështje familjare dhe preken akset kryesore të jetës. Mbroni marrëdhëniet që ju interesojnë, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës.

Demi – Një periudhë shumë e mirë sepse rrjeti social mbështet ambiciet, qëllimet, synimet tuaja, mund të takoni dikë nga e kaluara dhe të kërkoni ndihmë nga një person i rëndësishëm për të arritur diçka që ju intereson apo të merrni këshillat e duhura që do ju çojnë të realizoni më me lehtësi disa ndryshime që keni ndërmend. Me hënën e plotë në datën 13, fokusohuni në punë, përditshmëi, organizojeni sa më mirë, gjeni kohën të çlodheni dhe studioni hapat e planet që keni pasi pas datës 20 prill fillon periudha juaj dhe çfarë keni menduar do t’i zbatoni. Afërdita, përfaqësuesja juaj kthehet në kurs të drejtë kështu që do të veproni më mirë e të sigurt për veten tuaj dhe për vendimet ose hapat që do të hidhni.

Binjakët – Këtë javë duhet të fokusoheninë punë, jetën sociale, të jeni të kujdesshëm në këtë fushë dhe të trajtoni gjërat me qetësi. Nëse veproni me takt e zgjuarsi, do të keni sukses dhe shpërbleheni për punën e mundin tuaj. Ju që keni kaluar prova e testime, ajo që do ju ngelet do të jetë për shumë vite. Do të shpërbleheni nga puna juaj, do të merrni fryte ose një vlerësim që do të vijë si një bonus më vonë dhe mund t’i rikthehen një pune, bashkëpunimi apo marrëdhënieje nga e kaluara. Hëna e plotë në datën 13 është shumë e mirë, erotike për jetën personale, por edhe për ata që duan të zgjidhin çështje lidhur me fëmijët, në realizimin e një projekti. Jini të kujdesshëm në marrrdhëniet ekonomike ku mund të implikohen miq dhe sa shpenzime do të bëni për realizimin e këtij qëllimi.

Gaforrja – Është një periudhë shumë ideale, sidomos të lindurit në 6 ditët e fundit të shenjës. Mund të udhëtoni, riktheheni së kaluarës, të rregulloni një marrëdhënie të tronditur, rishikoni planet e së ardhmes dhe ëndrra juaj mund të realizohet. Është një periudhë që mund të manifestojmë. Ajo që është pak më problematike është hëna e plotë në Peshore ku duhet të jeni të kujdesshëm në akset kryesore të jetës, të fokusoheni në çështje të lidhura me familjen, pronën por pa lënë mënjanë punën e karrierën dhe të mos reagoni me impulsivitet nëse shfaqen probleme. Kujdes me shëndetin dhe mbroni marrëdhëniet e çdo lloji. Me kalimin e hënës së plotë, do të gjeni qetësi.

Luani – Një periudhë ku duhet të fokusoheni në sferën financiare dhe të gjeni ndihmën e duhur që do ju ndihmojë të bëni ndryshime në punë, por edhe t’i riktheheni klientelës apo ata te ju. Më në fund, çështje që kanë të bëjnë me sferën financiare marrin rrugën e tyre nga kjo javë që vjen e tutje. Hëna e plotë në Peshore vë fokusin te njerëzit e rrethit tuaj, ambienti, miqtë e shokët ju mbështesin në synimet që ju keni. Horizonte të reja hapen përpara jush, mund të udhëtoni, të planfiikoni për të ardhmen, por kujdes me prapaskenat e fjalët që thuhen pas shpinës suaj. Mos i merrni parasysh por mos i ushqeni. Kujdesuni për shëndetin, sidomos nëse do të udhëtoni.

Virgjëresha – Fillimi i javës e deri në datën 11 ju fokuson te marrëdhëniet e bashkëpunimet. Nëse keni rikthime nga e kaluara, duhet të shihni nëse ia vlen për një shans të dytë me baza të reja. Ju që i keni kaluar provat, pas kësaj periudhe do të përforconi pozitat tuaja në marrëdhënie personale, partneritete e marrëdhënie profesionale. Do të gjeni njeriun që do ju mbështesë në synimet tuaja. Mërkuri do të kthehet në kurs të drejtë, do të ikë nga shenja e Peshqvee dhe do ta gjeni më mirë veten. Është momenti të fokusoheni në sferën financiare dhe të shpërbleheni. Mos bëni shpenzime të tepërta në lidhje me qëllimet dhe synimet tuaja.

Peshorja – Jeni një nga shenjat në fokus të vëmendjes sepse ndikoheni nga eklipsi i datës 29. Rezultatet që do të shikoni do të jenë pasojë e gjithë periudhës së kaluar sepse nga korriku 2023 kur kaluan lidhjet e hënës në aksin Dash-Peshore, ndryshuan shumë gjëra në jetën e tyre, marrëdhëniet personale e profesionale apo në punë. Disa mund të duan të ndryshojnë punën dhe këto probleme do të kenë dalë deri në datën 13. Nga e shtuna e deri në datën 11 fokusohuni në përditshmëri, punë e shëndet. Çfarë kërkoni nga karriera juaj? Të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës kini kujdes me vendimet që do të merrni, keni diplomacinë që ju karakterizon.

Akrepi – Duke filluar nga e shtuna e deri në datën 11, është një periudhë shumë e mirë për të lindurit në 5-6 ditët e fundit të shenjës ku mund të fokusoheni në një projekt, jetën personale, në çështje që kanë të bëjnë me fëmijët, dashurinë, të krrrigjoni gjëra të së kaluarës dhe të përforconi arritjet e pozitat. Nga ana tjetër, hëna e plotë në Peshore në datën 13, ju fokuson në përditshmëri, kujdesuni për shëndetin, organizoni sa më mirë punën dhe nëse ndiheni të lodhur, gjeni kohën të çlodheni. Jepini më shumë rëndësi intimitetit, jetës personale dhe gjërave që kanë të bëjnë me privatësinë e planet për të ardhmen.

Shigjetari – Nga data 5-11 duhet të fokusoheni në çështjet qe kanë të bëjnë me shtëpinë dhe akset kryesore të jetës, sidomos të lindurit në 5-6 ditët e fundit të shenjës që më në fund çlirohen nga problemet që kanë hasur. E kaluara del në pah, është në doën tuaj që ta vlerësoni me realitet dhe ku të përfitoni nga eksperienca e çfarë të mbani nga e kaluara. Hëna e plotë në Peshore favorizon synimet tuaja, mund të bëni disa ndryshime në planet tuaja, është një periudhë erotike. Kini kujdes në sferën finaniare dhe investimet që doni të bëni. Keni mundësi të merrni një ndihmë për të realizuar planet tuaja për shtëpinë, por shtrini këmbët sa keni jorganin.

Bricjapi – Një periudhë pozitive deri në datën 11 për të takuar njerëzit e rrethit tuaj, miq e shokë nga e kaluara, për të bërë udhëtime të shkurtra, për të blerë një makinë apo për ta riparuar. Është një periudhë interesante për jetën personale e erotike dhe për të promovuar jetën. Me hënën e plotë duhet të fokusoheni në punë e karrierë, të trajtoni me qetësi provokimet dhe të mbroni marrëdhëniet që ju interesojnë. Mund të fokusoheni më tepër në jetën personale e shtëpi, ndërkohë që edhe pse jeni njerëz të karrierës, mund të lini pas dore punën dhe jetën sociale. Fokusohuni aty dhe bëni hapa të menduara.

Ujori – Vazhdoni të jeni në fazën ku duhet të merreni me sferën financiare në çdo gjë që ka të bëjë me xhepin tuaj. Disa gjëra do të marrin rrugën e tyre. Nxirrni konkluizone nga eksperienca e viteve të kaluara. Mos merrni iniciativa më të guximshme nga sa mund të mbani. Është periudhë shumë pozitive për ju dhe duke qenë se Jupiteri në Binjak ju sjell fat, favorizon jetën personale e profesionale si dhe me hënën në Peshore, mund të bëni plane për të ardhmen që do të kenë si pasojë ndryshimin e përditshmërisë. Kujdes me të, me udhëtimet dhe mos u nxitoni, veproni me siguri. Ndonjëherë guximi të çon në gabime që kushtojnë.

Peshqit – Të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës kanë shumë çështje para tyre. Do të keni rikthime nga e kaluara, por është në dorën tuaj t’i çoni gjërat ku duhet, do të mendoni më tepër, do të përforconi disa marrëdhënie, të tjera do t’i spastroni ose universi do ta bëjë për ju. Gjërat që kanë të bëjnë me punën, familjen, marrëdhëniet, jetën personale do të kalojnë prova dhe mund të vendosë dikush tjetër për ju. Diçka që prishet tani, nuk duhet t’ju mërzisë sepse duhet të shkoni në një hap tjetër dhe një situatë më të mirë që do të jetë evolucion. Nëse nuk mbyllni disa probleme tani, do të dalin prapë në shtator. Periudha është erotike, por fokusohuni në sferën financiare dhe detyrimet ndaj të tjerëve./tvklan.al

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Shtatori 2025: Një muaj sfidues për disa shenja të zodiakut – A jeni mes tyre?
ShowBizi

Shtatori 2025: Një muaj sfidues për disa shenja të zodiakut – A jeni mes tyre?

August 27, 2025

Shtatori 2025 do të jetë një muaj i vështirë për disa shenja të zodiakut, duke sjellë tensione dhe sfida në...

Read moreDetails
“Ditë e mirë për beqarët”, parashikimi i Horoskopit për sot
ShowBizi

“Ditë e mirë për beqarët”, parashikimi i Horoskopit për sot

August 27, 2025

Dashi – Mungesa e energjisë do t’ju ngadalësojë dhe do t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur. Marrja e detyrave krijuese...

Read moreDetails
Ky është momenti juaj për të dalë në…/ Zbuloni 4 shenjat e Horoskopit qe do te kene fat te ‘MADH’ ne muajin SHTATOR
ShowBizi

Ky është momenti juaj për të dalë në…/ Zbuloni 4 shenjat e Horoskopit qe do te kene fat te ‘MADH’ ne muajin SHTATOR

August 26, 2025

Ndërsa vera i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura dhe...

Read moreDetails
“U nisën për punë, 30 minuta më pas…”/ Mes lotësh dhe zërin që i dridhet, halla e dy motrave Dhimaku: Na ikën çupat! Djali i vogël ende nuk e di
ShowBizi

“U nisën për punë, 30 minuta më pas…”/ Mes lotësh dhe zërin që i dridhet, halla e dy motrave Dhimaku: Na ikën çupat! Djali i vogël ende nuk e di

August 26, 2025

Dhimbja e madhe ka kapluar familjen e dy motrave Dhimaku që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Sarandë pasi makina...

Read moreDetails
“Kjo është një ditë e madhe për…” / Horoskopi per 26 gusht 2025: Do përballeni me disa surpriza
ShowBizi

“Kjo është një ditë e madhe për…” / Horoskopi per 26 gusht 2025: Do përballeni me disa surpriza

August 26, 2025

Dashi Është e vërtetë se ndonjëherë ju nuk jeni të organizuar , jo se ju mungon aftësia por prania e...

Read moreDetails
Ndërron jetë aktorja e njohur
ShowBizi

Ndërron jetë aktorja e njohur

August 25, 2025

Kinematografia spanjolle është në zi pas ndarjes nga jeta të aktores së njohur Verónica Echegui, e cila ndërroi jetë të...

Read moreDetails
Aferdita hyn ne shenjen e Luanit ne 25 Gusht dhe kjo jave nis me disa shqetesime ne…/ Parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Shehu…
ShowBizi

Aferdita hyn ne shenjen e Luanit ne 25 Gusht dhe kjo jave nis me disa shqetesime ne…/ Parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Shehu…

August 25, 2025

Dashi Java nis me disa paqartesi ne fushen e punes dhe shendetit, por shume shpejt do te keni permiresime te...

Read moreDetails
Ish-banori i “BBVA”-së po bëhet baba për herë të dytë
ShowBizi

Ish-banori i “BBVA”-së po bëhet baba për herë të dytë

August 25, 2025

Alfio Rrotani do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ai,...

Read moreDetails
Ne lule te Rinise/ Del foto e dy motrave qe humben jeten tragjikisht ne aksident
ShowBizi

Ne lule te Rinise/ Del foto e dy motrave qe humben jeten tragjikisht ne aksident

August 24, 2025

Dy vajza, 20 dhe 22 vjeç humbën jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin...

Read moreDetails
Aksident tragjik në Vend, ndërrojnë jetë dy vajza. Plagoset një tjetër
ShowBizi

Aksident tragjik në Vend, ndërrojnë jetë dy vajza. Plagoset një tjetër

August 24, 2025

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, mbrëmjen e sotme, 24 gusht. Siç bën me...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.