Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result
Home ShowBizi

Nis viti i ri astrologjik, Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e shenjave për javën e parë të tij: Kjo është periudha kur duhet të bëjmë…

March 24, 2025
in ShowBizi
984
VIEWS

20 marsi shënoi ekuinoksin dhe nisjen e sezonit të Dashit apo vitit të ri astrologjik.

Kjo është periudha kur duhet të bëjmë ndryshime, të hidhemi në veprim dhe të realizojmë qëllimet që i kemi vënë vetes në fillim të vitit.

Por për të qenë më konkretë në hapa, duhet të prisni prillin. Sipas parashikimit të Chrysanthi Kalogeri në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, jemi ende në parapërgatitje për çfarë na pret.

TëFundit

Horoskopi

Bekime, lekë dhe mbarësi! Këtyre 3 shenjave do ju buzëqesh jeta këtë verë me…

May 27, 2025
Gjesti, BBV4,a

Flet Tiri Gjoci për raportet e tij me Gjestin, ja çfarë thotë

May 27, 2025

Këtë javë do të rishikojmë gjërat e fundit, do të bëjmë disa rregullime dhe më pas do të jemi gati për të realizuar synimet.

Chrysanthi Kalogeri: Javën e kaluar thamë që java që jemi tani është një përgatitje për një ripërtëritje, për një rinovim.

Dje kishim ekuinoksin pranveror dhe ditëlindjen e astrologjisë. Uroj një vit të mbarë astrologjik sepse fillon kur dielli hyn në gradën 0 të Dashit dhe deri pranverën që vjen.

Java që vjen, data 24-25 janë ditë ku do të jemi pak të nxituar, nervozë, por do të kemi takime, biseda me njerëz nga e kaluara për të rregulluar çështje të së kaluarës që i kemi lënë pezull apo pas.

Nga data 27-31 është një periudhë shumë e ndjeshme që karakterizohet nga ndjeshmëria emocionale, periudhë kritike sepse mund të prekemi me lehtësi, shumë krijuese për t’u frymëzuar, për të realizuar një vepër për ata që merren me art.

Fundi i javës, kujdes se çfarë thoni, kujt i besoni, mos hyni në thashetheme dhe jini të përmbajtur në informacione. Më 29 mars është hëna e re në shenjën e Dashit ku fillon eklipsi i pjesshëm diellor.

Edhe pse ka planetë në prapavijë, është një rifillim përmes rishikimit të ngjarjeve, situatës, por fillimet e reja duhen bërë pas datës 31 e tutje. Edhe më mirë, pas datës 7 prill dhe 15.

Sa herë janë planetët në prapavijë themi mos merrni vendime apo firmosni, por nëse ju duhet të vendosni, pasi t’i keni peshuar mirë gjërat dhe jeni të bindur që doni ta bëni atë hap, në datën 24, nga dreka e tutje dhe sidomos nga ora 2-3 e drekës e deri në fillimin e datës 25 mund të nënshkruani apo të merrni këshillat dhe idetë që ju duhen për të realizuar çfarë dëshironi. Mund të bëni një bisedë për të rregulluar një marrëdhënie, një bashkëpunim të tronditur.

Dashi – Jeni protagonistët e periudhës, gëzuar ditëlindjen dhe vit të mbarë! Është në dorën tuaj që të bëni lëvizje për të çuar jetën tuaj aty ku doni. Shumë të ndikuar janë të lindurit në mars dhe në fillim të prillit, sidomos ata që janë lindur në datat 28-30 do të kenë ndryshime radikale. Në fund të javës,nga data 27-31 duhet të kujdeseni për shëndetin, jetën intime, gjeni kohën të çlodheni dhe kujdes kujt i besoni, sidomos të lindurit në dy ditët e para të shenjës. Jini të kujdesshëm në vendimet që do të merrni dhe personat që besoni. Do të keni probleme në akset e jetës personale e profesionale.

Demi – Keni shumë gjëra në mendje, mendime për sferën fiananciare, jetën personale, profesionale që ju shqetësojnë pak më shumë seesa duhet. Do të jeni shumë aktivë në jetën sociale,kryesisht nga data 27 e deri në fund të muajit. Mund të keni kontakte, biseda, njerëz që do ju premtojnë lidhur me punën, jetën personale. Kini kujdes dhe mos hyni në fjalë e biseda të tepërta që në shoqërinë tuaj mund të krijohen keqkuptime. Është periudhë shumë e mirë për të rishikuar planet dhe të fyrmëzoheni.

Binjakët – Është momenti të shihni planet lidhur me të ardhmen dhe do të gjeni mbështetje e njerëzit e duhur për t’i korrigjuar e filluar. Do të keni shanse në sferën financiare si dhe për zhvillim e përparim. Kini kujdes të lindurit në 3 ditët e fundit të shenjës në sferën sociale, jetën profesionale, karrierë që të mos ekspozoheni për veprime të së shkuarës apo vendime të tanishme.

Gaforrja – Jeta juaj profesionale, karriera dhe jeta sociale është në qendër të vëmendjes dhe do të bëni një lloj rinovimi, rifillimi duke korrigjuar, duke rishikuar gjërat që keni bërë deri tani ose doni të bëni. Kini kujdes në fillim të javës sepse jeni në qendër të vëmendjes dhe mund të bëheni objekt bisede kështu që tregoni pjesën më të mirë të vetes. Nga data 27-31 është periudhë shumë e mirë për të lindurit në ditët e fundit të shenjës për të udhëtuar, realizuar një vepër, rishikuar planet e së ardhmes, por duke qëndruar me këmbë në tokë.

Luani – Është një periudhë ku duhet të jeni të fokusuar në lidhje me promovimin e vetes dhe karrierës, sferës financiare. Do të keni biseda në fillim të javës, ndoshta do të bëni një udhëtim, madje kjo do të ketë të bëjë me karrierën, studimet, një udhëtim jashtë shtetit. Kini kujdes në sferën financiare dhe mos merrni vendime përfundimtare nga data 27-31.

Virgjëresha – Momenti të fokusoheni te sfera financiare dhe të ardhurat me të tjerët. Bashkëpunimet financiare apo detyrimet ndaj tyre, ku do të keni një rinovim me këto të ardhura. Nga data 27-31 do të fokusoheni te bashkëpunimet, marrëdhëniet profesionale, mund të idealizoni njerëzit ose të ndiheni të dëshpëruar nga një marrëdhënie. Në bashkëpunimet profesionale dhe marrëdhëniet personale, në fund të javës gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Peshorja – Fokusi dhe vëmendja do të jenë te marrëdhëniet dhe bashkëpunime të çdo lloji, profesionale e personale. Eklipsi do të ndikojë te të lindurit e shtatorit dhe fillimit të tetorit që do të shikojnë ndryshime në akset kryesore të jetës, sidomos të marrëdhënieve. Nga data 27-31, fokusohuni në përditshmëri, punë, jetën personale dhe jini sa më të përpiktë e korrektë që të shmangni çdo gabim e koment. Situata është erotike, do të keni flirt dhe një idealizim, të takoni dikë që do ta mendoni si ideal, por kini kujdes.

Akrepi – Periudha favorizon përditshmërinë, punën, organizimin e saj dhe të shëndetit. Në këtë fushë, dueht të bëni një rifillim që ky plan t’i shërbejë kohës dhe të jetë më i frytshëm për të ardhurat. Nga data 27 e deri në fund të muajit është periudhë eerotike, mund të keni një rikthim ga e kaluara, mund të udhëtoni me tëë dashruin dhe do të kaloni bukur. Është shumë e domosdoshme të evitoni investimet dhe të jeni gati për të ndërmarrë një risk, por duke e riparë projektin. E mira është të bëni lëvizje pas javës së parë të prillit. Shijoni momentet e bukura në jetën personale, me të dashurit e fëmijët.

Shigjetari – Eklipsi, hëna e re dhe kjo fazë ripërtëritjeje ka të bëjë me jetën personale, erotike, çështje në lidhje me fëmijët, një projekt apo fushë krijuese. Do të bëni një rifillim, por duhet të rishihni gjërat dhe të bëni korrigjimet e duhura. Nga data 27-31 trajtoni me kujdes problemet në familje, kryesisht të lindurit në dy ditët e fundit të shenjës, mos lini problemet t’ju prishin humorin. Gjëja më e bukur që mund të bëni është të afroheni me të dashurit dhe të shprehni dashurinë e ndjenjat më të thella.

Bricjapi – Kjo fazë e re në jetën tuaj ka të bëjë me shtëpinë, jetën personale, pronën dhe më të ndikuarit janë të lindurit në fund të dhjetorit e fillim të janarit, ku të parët do të kenë ndryshime në marrëdhëniet personale e profesionale dhe në diçka që lidhet me pronën, shtëpinë apo një zhvendosje. Duhet t’i rishikoni dhe t’i mendoni edhe njëherë, mos të ndikoheni nga bisedat, ndërhyrjet që mund të bëjnë njerëzit afër jush. Është momenti të udhëtoni, por duhet të keni kujdes me makinën sepse s’është momenti të blini një të re. Nëse keni probleme me pajisjet elektronike, mund t’i riparoni nga data 31 e tutje.

Ujori – Kjo periudhë rinovimi liidhet me promovimin, takime që do të keni ku mund të gjeni njeriun e zemrës, bashkëpunëtorë që do të promovojnë synimet, qëllimet tuaja dhe çdo gjë që ka të bëjë me dëshirat sepse jeni në një fazë transformimi. Preokupimi kryesor është sfera financiare. Duhet të jeni të përmbajtur e të kujdesshëm në investime, sidomos nëse doni të investoni në një projekt të madh, të prisni të paktën deri në datën 31. Evitoni shpenzimet e tepërta në fund të javës. Takoni, vizitoni njerëz sepse do të merrni idetë, shkas për të bërë fillimet e reja që ju interesojnë.

Peshqit – Është momenti që veprimet e tanishme në punë, karrierë, jetën personale të kenë si qëllim sferën financiare dhe sigurinë e brendshme. Fillimi i ri më 29 mars do të ketë një ndikim drejpërdrejt te ju, do të jeni shumë të ndjeshëm sidomos të lindurit në ditët e fundit të shenjës që do të preokupohet jeta personale, dashuria dhe akset kryesore të jetës. Ndjeshmëria e madhe do ju bëjë ose të jeni entuziastë, ose të kundërtën. Kini kujdes, nxirrni fantazinë e krijimtarinë por me këmbë në tokë dhe lërini vendimet pas datës 31./tvklan.al

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Horoskopi
ShowBizi

Bekime, lekë dhe mbarësi! Këtyre 3 shenjave do ju buzëqesh jeta këtë verë me…

May 27, 2025

Binjakët/Qershori është muaji ideal për të përcaktuar prioritetet e nevojave tuaja emocionale, pa humbur fokusin te qëllimet dhe ambiciet. Edhe...

Read moreDetails
Gjesti, BBV4,a
ShowBizi

Flet Tiri Gjoci për raportet e tij me Gjestin, ja çfarë thotë

May 27, 2025

Këngëtari i njohur shqiptar, Tiri Gjoci, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram. Fansat kanë patur mundësinë...

Read moreDetails
Livia, BBV4, Mevlan Shaba
ShowBizi

Livia dhe Mevlani sërish bashkë? Habisin fansat me foton që bën publike

May 27, 2025

Raporti i Livias dhe Mevlanit është mjaftë i komentuar në media rozë. Nga veprimi i fundit i Livias ndjekësit kanë...

Read moreDetails
Kiara Tito, Luiz Ejlli,a
ShowBizi

Kiara publikon foto nga shtrati përkrah Luizit

May 27, 2025

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito duken më të lumtur se kurrë më parë. Është prezantuesja simpatike ajo që së fundmi...

Read moreDetails
Egli Tako, BBV4,a
ShowBizi

Ishte kritikuesi i saj më i madh gjatë BBVA, Ronaldo Sharka na befason me reagimin ndaj Eglit pasi nxorri kengen

May 27, 2025

Gjatë kohës që Egli Tako ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania 4”, një nga kritikuesit e saj më të...

Read moreDetails
Horoskopi, Meri Shehu
ShowBizi

Dashuria do të magjepsë çdo shenjë! Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë

May 26, 2025

Java e Hënës së Re në Binjakë sjell ndryshime dhe ndikime të veçanta për çdo 12-të shenjat e horoskopit. Astrologia...

Read moreDetails
Horoskopi, Jorgo Pulla
ShowBizi

‘Java më e mirë vitit’, Ja ç’do ndodhë në shenjën tënde! / Horoskopi i javes nga Jorgo Pulla

May 26, 2025

Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe...

Read moreDetails
Gjesti, BBV4,a, Egli Tako
ShowBizi

“Nuk ta fal çfarë më bëre” – Egli i thotë të gjitha në këngën e fundit

May 26, 2025

Pas një pritjeje të gjatë dhe një sërë pritshmërish nga ndjekësit, Egli Tako ka publikuar këngën e saj më të...

Read moreDetails
Dj Dagz
ShowBizi

Përlotet Dj Dagz teksa shpjegon kuptimin e emrit të djalit të dytë, “Kres”

May 26, 2025

DJ Dagz, me emrin e vërtetë Arbër Gumnishta, është përlotur gjatë një interviste emocionale në emisionin “Libero” me Resul Sinanin...

Read moreDetails
Horoskopi, Meri Gjini
ShowBizi

Hëna e Re te Binjakët! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit javor: Para “nga qielli” për 4 shenja

May 26, 2025

Parashikimi i Horoskopit javor nga astrologe Meri Gjini në emisionin 7pa5 në Vizion Plus. Sot kemi një Hënë të re,...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.