Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result
Home ShowBizi

“Është koha të bëjmë një rifillim”, astrologia Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e javës që vjen: Duhet të jemi të kujdesshëm në datën…

March 14, 2025
in ShowBizi
607
VIEWS

Si çdo të premte në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri parashikimin e klimës për javën që vjen për 12-të shenjat e zodiakut.

Sipas saj java do të ketë në përgjithësi një klimë të mirë, por e mbushur me ndryshime rrënjësore. Shumë shenja do të jenë gati për të nisur një start të ri në jetën e tyre.

Megjithatë astrologia specifikoi disa ditë, ku lajmëroi që të mos merren vendime përfundimtare.

TëFundit

Grida Duma

Grida Duma feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën sot moderatorja

June 11, 2025
Egli Tako, BBV4,a

‘Shpërthen’ rrjeti, Egli me këtë veprim konfirmon bashkimin me Gjestin?

June 11, 2025

Për publikun ajo tregoi 4 shenjat që do të jenë më të ndikuara gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë që për secilën shenjë dha disa këshilla specifike.

“Java që vjen nga e hëna deri në datë 17 dhe deri në javën tjetër është një periudhë shumë e mirë, ku do të kemi shanse që të përgatitemi për një fillim të ri, duke bërë korrigjimet e duhura.

Por, duhet të jemi të kujdesshëm në datën 19 dhe 20, kryesisht të lindurit në 10 ditëshin e fundit të shenjave të Virgjëreshës, Peshqve, Shigjetarëve e Binjakëve. Nuk janë ditë për të marrë vendime përfundimtare, por janë ditë për të kaluar bukur.

Nga data 21-26 është një periudhë ideale, ku krijohen shanse të mira.

Do të ketë ndikim në sferën financiare, personale e sociale, do të ketë rikthime nga e kaluara. Në datën 20 kemi fillimin e vitit të ri astrologjik dhe njëkohësisht është dita zyrtare e pranverës në hemisferën veriore, ku dita dhe nata janë të barabarta.

Pra është momenti që të bëjmë një ristart, një rifillim”, tha astrologia.

Dashi – Përqendrohuni tek vetja duke filluar që nga aparenca, por dhe në bisedat e takimet që do të bëni. Kujdes në datën 19-20 për shëndetin. Paralelisht bëni kujdes në takimet dhe bisedat jo transparente që mund të keni. Ndërkohë nga datat 21-26 bëni përparime në jetën sociale, pasi do të gjeni njerëzit, idetë e këshillat që do ju mbështesin në synimet e së ardhmes. Ju të lindurit të 10 ditëshin e parë të shenjës do të keni shanse unike.

Demi – Përqendrohuni në jetën sociale e atë shoqërore. Pranoni ftesat, dilni, komunikoni dhe merrni këshilla nga njerëzit e duhur. Në datën 19-20 bëni kujdes në sugjerimet që do të keni, pasi do të duken më ideale se sa do të jenë në të vërtetë. Nga data 21 e deri në datën 26 do të keni biseda, takime intime, të cilat do të sjellin ndryshime pozitive në jetën personale e atë erotike. Në sferën profesionale do të keni mbështetjen e njerëzve të rëndësishëm. Paralelisht mund të keni një marrëdhënie, ose një lidhje me një njeri në punë, i cili mund të ketë një post më lart se sa ju.

Binjakët – Ju të lindurit në 3-4 ditët e fundit të shenjës jini të kujdesshëm këtë javë dhe veçanërisht në datën 19-20. Kujdes se mund të gjendeni të ekspozuar në veprimet që do të bëni. Nuk është momenti që të merrni vendime, nuk është momenti as që të idealizoni e as të dëshpëroheni nga gjërat që do ndodhin. Nga data 21-26 përpiquni që të takoni sa më shumë miq e shokë, ku do të keni mbështetje për planet e së ardhmen, studimet, apo dhe udhëtimet që doni të bëni. Më të favorizuar jeni ju të lindurit e Majit, ku do të keni shanse shumë të mira nga data 21 e deri në datën 26.

Gaforrja – Ju të lindurit në 2-3 ditët e fundit të shenjës mund të bëni një urim ose të kërkoni diçka nga universi. Një ëndërr e juaja mund të bëhet realitet. Ndërkohë që vendimet për të ardhmen mund t’i shikoni pak më me qartësi. Datat 21-26 ofrojnë shanse unike, ku do të gjeni mbështetje në sferën profesione. Do të realizohen dëshirat tuaja më të thella. Nga suksesi në sferën financiare do të keni shumë përmirësime dhe në të ardhurat tuaja.

Luani – Në datën 19 dhe në datën 20 duhet të jeni shumë të kujdesshëm në sferën financiare. Nuk është momenti që të merrni vendime dhe mos blini asgjë. Periudha nga data 21 e deri në datën 26 favorizon shumë gjëra në lidhje me marrëdhëniet personale apo bashkëpunimet profesionale. Do të keni mundësi që të takoni njerëz nga e kaluara, kurse ju të lindurit në Korrik do të keni mundësi të rikuperoni marrëdhëniet tuaja. Por, njëkohësisht do të ketë një ndryshim në sferën profesionale e atë personale. Mund t’i riktheheni një plani të së kaluarës, tani do të keni mundësi që ta shikoni me një sy tjetër dhe për ta realizuar më vonë.

Virgjëresha – Kujdes ju të lindurit në 3-4 ditët e fundit të shenjës sa u takon takimeve dhe ndjesive që do të keni, gjatë datave 19-21. Pasi do të keni takime të cilat do i idealizoni dhe më pas mund të zhgënjeheni. Nga ana tjetër për ju që jeni në një marrëdhënie mund të dalë në pah diçka e cila do ju dëshpërojë. Nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim profesional, mos merrni vendime këto ditë. Në datën 26 do të keni shanse që të ndryshoni përditshmëritë dhe punën, e cila do të sjellë rritjen e të ardhurave.

Peshorja – Në periudhën 19-21, duhet të jeni më të disiplinuar në punë dhe përditshmëri. Gjithashtu duhet të tregoni më tepër kujdes për shëndetin. Nga data 21 e deri në datën 26, kryesisht ju të lindurit në Shtator do të keni shanse unike në jetën erotike, bashkëpunimet profesionale. Mund t’i riktheheni të kaluarës, ose mund të takoni një person nga e kaluara. Mund të vijnë shanse që kanë të bëjnë me investime. Periudha gjithsesi është shumë erotike. Ju të lindurit në 10 ditëshin e parë të shenjës do të keni ndryshime të pashmangshme dhe pozitive.

Akrepi – Kujdes në vlerësimet që do të bëni nga data 19-21 në jetën erotike, ose në lidhje me një investim. Nuk duhet të merrni vendime këto ditë. Gjithashtu duhet të bëni kujdes në çështje që kanë të bëjnë me fëmijët. Nga data 21 e deri në datën 26 kombinoni një rinovim të jetës së përditshme me zyrën, apo dhe me jetën personale.

Shigjetari – Të lindurit në 3 ditët e fundit të shenjës duhet të trajtojnë me kujdes problemet që mund të lindin në akset kryesore të jetës. Periudha është erotike për ju. Nga data 21 e deri në datën 26 do të keni shanse të korrigjoni, të vendosni “në shina” një vepër tuajën krijuese. Ndërkohë që mund edhe që të kthehet një person nga e kaluara. Një person me të cilin kishit një marrëdhënie dashurie.

Bricjapi – Kujdes gjatë kësaj jave. Mos merrni vendime përfundimtare, nga data 19 deri në datën 21. Ndërkohë është një periudhë shumë spirtuale për të gjithë ata që merren me meditim e me spirtualitet. Kjo periudhë nga data 21 e deri në datën 26 favorizon përmirësimin e kushteve të shtëpisë, një rinovim në shtëpinë tuaj. Do të kaloni ditë të bukura me familjarët ose njerëz që kishit kohë pa i takuar.

Ujori – Përqendrohuni në sferën financiare dhe kujdes nga data 19 deri në datën 21. Mos bëni shpenzime të tepërta dhe kujdes që të mos keni humbje të vogla. Ndërkohë në datat 21-26 do të keni takime me njerëz të vlefshëm, por dhe me ata nga e kaluara, të cilët do u japin ide. Do të bëni biseda e kontakte që do të ndriçojnë atë pjesë të jetës suaj që tani e keni në fazë ndryshimi rrënjësor. Më të ndikuar do të jeni ju të lindurit në ditët e para të shenjës.

Peshqit – Duke filluar nga ky eklips do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për jetën tuaj dhe gjendeni në rrugën e zhvillimit e atë të evoluimit. Ju të lindurit në 3 ditëshin e fundit të shenjës bëni kujdes në datat 19-21, në mënyrën se si do të vlerësoni gjërat. Pasi do të keni një ndjeshmëri më të madhe se herët e tjerat, qoftë në aspektin negativ apo të pozitiv. Nga data 21 e deri në datën 26 ju jepet mundësi për të pasur përfitime financiare. Nëse do të keni ndonjë vonesë, mos u shqetësoni ato rregullohen. Nga ana tjetër do të bëni biseda intime, të cilat do ju japin një siguri të brendshme. Gjithashtu kjo është një periudhë erotike për ju./tvklan.al

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Grida Duma
ShowBizi

Grida Duma feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën sot moderatorja

June 11, 2025

Ish deputetja e PD, Grida Duma, sot feston 48 vjetorin e lindjes.   Grida është një nga ato figura që...

Read moreDetails
Egli Tako, BBV4,a
ShowBizi

‘Shpërthen’ rrjeti, Egli me këtë veprim konfirmon bashkimin me Gjestin?

June 11, 2025

Finalistja e BBVA, Egli Tako, po korr suksese në mëdha në muzikë. Krahas zërit të talentuar vëmendje po merr edhe...

Read moreDetails
Horoskopi
ShowBizi

“Shpëtimi juaj do të jetë dashuria”, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Horoskopi

June 11, 2025

Dashi/Ju pret një e mërkurë mjaft pozitive. Përfitoni në mënyrë që të rikuperoni disa situata që ju kanë stresuar së...

Read moreDetails
Horoskopi
ShowBizi

Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë kësaj jave

June 10, 2025

Binjakët/Përgatituni për një periudhë rritjeje të madhe financiare. Jupiteri lëviz në shenjën e Gaforres të hënën, më 9 qershor, duke...

Read moreDetails
Donald Veshaj
ShowBizi

Zhdukja e papritur e Donald Veshajt ka të bëjë me këtë arsye

June 10, 2025

Prej disa kohësh, fansat e Donald Veshajt kanë vënë re mungesën e tij nga skena muzikore, ekranet televizive dhe rrjetet...

Read moreDetails
Horoskopi
ShowBizi

Jupiteri në Gaforre nga 9 qershori, shenjat e Horoskopit që shohin jetën e tyre të ndryshojë për mirë

June 10, 2025

Qershori i vitit 2025 mbart potencialin për bollëk, zgjerim dhe rritje për çdo shenjë të zodiakut. Megjithatë, sipas astrologëve, tre...

Read moreDetails
Sara Hoxha
ShowBizi

Sara Hoxha “harron” Ledrin, zbulohet i dashuri i ri misterios i blogeres? Del fotoja

June 10, 2025

Sara Hoxha duket se ka nisur një histori të re dashurie pas ndarjes me reperin, Ledri Vula. Fillimisht u raportua...

Read moreDetails
Horoskopi
ShowBizi

“Do të përballeni me një situatë e cila nuk do ju kënaqë”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 10, 2025

Dashi/Në këtë periudhë duhet të mendoni që të programoni jetën dhe të ardhmen tuaj. Jeni natyrë që entuziazmoheni lehtë, por...

Read moreDetails
ShowBizi

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës

June 10, 2025

Sot është ndarë nga jeta Dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve të...

Read moreDetails
Anaid Kaloti, Gjesti
ShowBizi

E mbajta me leke e brekë! Anaidi i nxjerr ‘BOJEN’ Gjestit: I gjeta duke ngrënë duhan, edhe breket ja…

June 9, 2025

Anaid Kaloti, biznesmen dhe fitues i Big Brother 6, ka reaguar fuqishëm kundër Gjestit me disa deklarata në Instagramin e...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.