Gjesti ka qenë në qendër të kritikave pasi goditi me vezë në kokë dy banorët, Vserlon dhe Olën.

Pas këtij veprimi, “Vëllai i madh” i dha dy dënime gjestit: Shkon në nominim dhe të vishet si pulë.
Kështu menjëherë pas Prime, Gjesti u vesh si pulë, ndërsa pamjet u bënë virale në rrjet.
Mirëpo një reagim i papritur ka ardhur nga Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother VIP Albania 2 në lidhje me veshjen e Gjestit si pulë.
Këngëtari ka publikuar pak minuta më parë në InstaStory disa zogj të verdhë, duke “tallur” hapur Gjestin.