Kompozitori dhe dirigjenti i njohur, Peppe Vessicchio, është ndarë nga jeta papritur sot në moshën 69-vjeçare.
Dirigjenti i njohur me pjesëmarrje në rreth 30 Festivale të Sanremos, ndërroi jetë këtë pasditen e kësaj të shtune në Spitalin San Camillo të Romës.
Mësohet se kompozitori i njohur qëndronte në spital prej disa ditësh pasi gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm për shkak të pneumonisë intersticiale.
Giuseppe Vessicchio, i njohur për të gjithë si Peppe, është një nga figurat më ikonike dhe të njohura të Festivalit të Sanremos dhe muzikës italiane,

duke kombinuar profesionalizmin me një popullaritet të gjerë, të konsoliduar pjesërisht falë rolit të tij si mësues në shfaqjen e talenteve Amici di Maria De Filippi.
Giuseppe Vessicchio lindi në Napoli më 17 Mars të vitit 1956 ndërsa e nisi karrierën e muzikës falë bashkëpunimeve me artistë të nivelit të lartë si Gino Paoli, Edoardo Bennato dhe Peppino di Capri.












