Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

11 hapa nga Blerina Bombaj per trajtimin e kolesterolit

November 5, 2025
in Këshilla AI
1
VIEWS

Ndonjëherë mendojmë se për t’u kujdesur për veten duhet të bëjmë përpjekje të mëdha.

Në fakt, më tepër duhet të jemi të rregullt në gjërat që bëjmë dhe se si i shërbejmë vetes

Blerina Bombaj/ Dietologe

Doktori ju ka thënë që keni kolesterol të lartë.

TëFundit

Këto janë shenjat e para që jep trupi para atakut kardiak

Këto janë shenjat e para që jep trupi para atakut kardiak

November 4, 2025
Kura me 8 kokrra trëndafil të egër, një shërim për organizmin tuaj

Kura me 8 kokrra trëndafil të egër, një shërim për organizmin tuaj

November 3, 2025

Atëherë, gjëja e parë që duhet të mendoni, është se ju nevojitet të ndryshoni mënyren e të ngrënit dhe stilin e jetesës për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Këto këshilla të thjeshta do t’ju ndihmojnë të mbani nivele optimale të kolesterolit.

Kolesteroli, i mirë dhe i keq

Trupi ynë ka nevojë për kolesterol për të funksionuar siç duhet, por ne e prodhojmë edhe vetë këtë substancë në mëlçinë tonë.

Ushqimi që ofrohet sot përmban sasi të mëdha yndyrnash të ngopura dhe kolesteroli duke rritur më shumë seç duhet nivelet në gjakun tonë.

LDL është kolesteroli i “keq” i cili në sasi mbi të nevojshmen, shkakton ndërtimin e pllakave në arterie, duke çuar në sëmundje të zemrës.

HDL është kolesteroli “i mirë” i cili, nga krahu tjetër, ndihmon në spastrimin e kolesterolit të keq nga qarkullimi. Ne duhet të rrisim nivelin e HDL-së dhe të ulim nivelin e LDL-së, duke filluar me dietën!

Kontrolli i sasisë

Porcionet që serviren sot në pjata, janë pothuajse dyfishuar duke na çuar në mbipeshë dhe kolesterol të lartë. Për të pasur një orientim për sasitë, mund të përdorni si njësi matëse pëllëmben e dorës suaj.

Porcionet e mishit nuk duhet të jenë më shumë se pëllëmba e dorës. Fruta dhe brumra, si: orizi, makaronat, bizelet sa grushti juaj.

Zarzavate sa gjithë dora dhe yndyrë sa gishti tregues.

Servirni ushqime të shëndetshme për zemrën

Frutat dhe zarzavatet duhet të përmbushin 5 racione çdo ditë. Fibrat, vitaminat dhe antioksiduesit e këtyre ushqimeve janë aleati më i fortë kundër kolesterolit dhe oksidimit të tij. Oksidimi i kolesterolit është faktori kryesor që çon në formimin e pllakës arteriale. Këto ushqime ndihmojnë shumë edhe për të ulur tensionin arterial dhe peshën trupore.

Peshk

Për shëndetin e zemrës hidhini sytë nga deti

Yndyra e peshkut, si e sardeleve dhe salmonit, është shumë e dobishme për të ulur kolesterolin dhe për të mbrojtur zemrën. Duke vendosur peshkun 2-3 herë në javë në menunë tuaj, si pjesë e një diete të ekuilibruar, do të përfitoni benefitet e acideve lyrore omega 3 edhe në uljen e treglicerideve.

Filloni ditën me tërshërë

Një mëngjes i pasur në fibra, si: kos me tërshërë dhe fruta pylli, është një fillim shumë i mbarë që zgjat për gjithë ditën, duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes për një kohë më të gjatë. Ide të tjera për mëngjesin janë qumësht me drithra, si muesli; bukë e zezë me pak vaj ulliri, gjizë dhe domate ose kastravec; si dhe kos pa yndyrë me fruta të freskëta dhe arra ose bajame.

fruta te thataKërkoni për fruta të thata, fara dhe vaj ulliri ekstra

Kur vini rrotull nëpër shtëpi, sepse diçka ju hahet kërkoni për arra, bajame, lajthi, kasius, fara luledielli, fara kugulli. Këto ushqime mbrojnë kundër oksidimit të kolesterolit dhe ulin inflamacionin në arterie. Yndyrnat e tyre ndihmojnë edhe siluetën tonë. Por kujdes; këto ushqime duhen konsumuar me karar, sepse jane hiperkalorike!

Vaji i ullirit ekstra i virgjër është kurativ kundër sëmundjeve të zemrës dhe ndihmon në rritjen e kolesterolit të mirë. Por sasia ditore nuk duhet të kapërcejë 4 luget e mëdha pasi mbingarkesa kalorike e tij mund të shkaktojë rritje në peshë!

Më shumë fasule, më pak patate

Fasulet dhe thjerrëzat janë të pasura në fibra dhe magnez. Këto dy elemente ndihmojnë në uljen e kolesterolit që përthithet nga aparati tretës dhe në mirëqenien e arterieve përkatësisht. Gjithashtu fasulet përmbajnë disa stanole bimore, të cilat konkurrojnë me kolestorolin duke ndihmuar kështu në uljen e nivelit të tij në gjak.

Mjaftojnë 30 minuta aktivitet fizik i përditshëm (20 minuta aktivitet intensiv të paktën 3 herë në javë, si psh vrapi), për të ulur kolesterolin e keq dhe për të rritur kolesterolin e mirë – edhe pse më shumë aktivitet është akoma më mirë. Aktiviteti ju ndihmon gjithashtu të mbani një peshë trupore optimale dhe ul rrezikun e mpiksjes së gjakut në arteriet tuaja. Nëse nuk mundeni të ushtroheni 30 minuta në vazhdimësi, edhe 3 herë nga 10 minuta nuk është keq!

Ecni

Nëse nuk ju pëlqen ideja e vrapit apo e të shkuarit në palestër, mundeni fare mirë të rrisni minutat dhe distancat e të ecurit gjatë ditës. Ecja mbron nga episodet kardiake dhe ndihmon për të ndërtuar kocka të forta. Mund të filloni me 10 minuta çdo ditë dhe ta rrisni deri në 40 minuta duke kryer ecje me të shpejtë në 20 minutat e mesit.

Mos u stresoni

Stresi kronik rrit tensionin arterial i cili i shtohet arterosklerozës që mund të shkaktohet nga formimi i pllakës nga kolesteroli i lartë. Për disa persona, stresi i larte mund të shkaktojë rritje të kolesterolit. Ndihmoni veten tuaj të reduktoni stresin me teknika, si: relaksimi, meditimi, frymëmarrja e thellë dhe e rregullt etj.

Kur humbja është fitore!

Duke humbur peshë pa dyshim është fitore e madhe kundër sëmundjeve të zemrës. Të qenit obez predispozon rritjen e kolesterolit, hipertensionit dhe shfaqjen e diabetit. Të gjitha këto ndikojnë negativisht në mirëqenien e arterieve tona. Rënia në peshë, sidomos rreth barkut, e cila lidhet me forcimin e arterieve, ndihmon shumë në mbrojtjen e sistemit kardiak.

Tags: Blerina BombajKolesteroli

Related Posts

Këto janë shenjat e para që jep trupi para atakut kardiak
Këshilla AI

Këto janë shenjat e para që jep trupi para atakut kardiak

November 4, 2025

Ndjesia e shtrëngimit në gjoks është një shenjë klasike, por një sulm në zemër mund të vijë pa dhembje kraharori,...

Read moreDetails
Kura me 8 kokrra trëndafil të egër, një shërim për organizmin tuaj
Këshilla AI

Kura me 8 kokrra trëndafil të egër, një shërim për organizmin tuaj

November 3, 2025

Trëndafili i egër (Rosa Canina) është një ndër bimët medicinale më të çmuara për nga vlerat e forta shëndetësore. Shqipëria...

Read moreDetails
8 përfitime shëndetsore të ujit me karafil që ndoshta nuk i keni ditur më parë
Këshilla AI

8 përfitime shëndetsore të ujit me karafil që ndoshta nuk i keni ditur më parë

November 1, 2025

Karafili është i njohur për aromën e tij dhe vetitë mjekësore, por njomja e karafilit në ujë sjell edhe më...

Read moreDetails
Dieta e 40 vjeçareve/ Këshilla për t’u dobësuar nga Anila Kalleshi
Këshilla AI

Dieta e 40 vjeçareve/ Këshilla për t’u dobësuar nga Anila Kalleshi

November 1, 2025

Dietë në moshën 40 vjeçare? Ja disa shembuj praktik per t’u dobësuar: Pas të 40-ave, në fakt, është më e...

Read moreDetails
Një lugë me vaj ulliri në mëngjes ju ndryshon jetën për 7 arsye
Këshilla AI

Një lugë me vaj ulliri në mëngjes ju ndryshon jetën për 7 arsye

November 1, 2025

Edhe pse vaji i ullirit zë një vend të rëndësishëm në kuzhinë, në fakt pirja e tij do t’ju lejojë...

Read moreDetails
Ja cilat janë tre lloje çajrash të shkëlqyer për shëndetin e zorrëve…
Këshilla AI

Ja cilat janë tre lloje çajrash të shkëlqyer për shëndetin e zorrëve…

October 31, 2025

Shëndeti i zorrëve është çelësi i mirëqenies së përgjithshme dhe mënyrat natyrale për të ruajtur shëndetin e zorrëve po bëhen...

Read moreDetails
Përse na dhembin kockat dhe si të kurojmë dhimbjet e tyre? Kjo eshte zgjidhja nga nutricionisti Altin Joka
Këshilla AI

Përse na dhembin kockat dhe si të kurojmë dhimbjet e tyre? Kjo eshte zgjidhja nga nutricionisti Altin Joka

October 30, 2025

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin...

Read moreDetails
Nëse nuk e dinit, ja 6 ushqimet që forcojnë shëndetin e zemrës
Këshilla AI

Nëse nuk e dinit, ja 6 ushqimet që forcojnë shëndetin e zemrës

October 29, 2025

Ushqimet e shëndetshme për zemrën garantojnë një formë të mirë të organizmit gjatë gjithë fazave të jetës. Ekspertët nënvizojnë se...

Read moreDetails
Vuani nga dhimbja e mesit? Ja çfarë këshillojnë ekspertët për ta lehtësuar
Këshilla AI

Vuani nga dhimbja e mesit? Ja çfarë këshillojnë ekspertët për ta lehtësuar

October 28, 2025

Dhimbja e mesit është një simptomë që pothuajse çdo i rritur do ta përjetojë në një moment të jetës së...

Read moreDetails
6 gabimet që ju shëndoshin shumë nëse i bëni para se të flini
Këshilla AI

6 gabimet që ju shëndoshin shumë nëse i bëni para se të flini

October 27, 2025

Duke parë që sa vijmë dhe shëndoshemi, jo vetëm që na shqetëson dhe na mërzit, por gjithashtu mund të jetë...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.